Një propozim i pazakontë ndodhi pasditen e kësaj të marte në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, kur një ish-punonjëse seksi u surprizua live nga ish-klienti i saj. Olsi, 24-vjeçari me të cilin bashkëjeton sot Teuta 26-vjeçare, mbërriti në studio dhe e propozoi për martesë. Jo pak emocione dhe lot gëzimi dhuroi ky çast në studio, kur të dy u pushtuan në përqafime. Historia e Teutës ngjan me atë të 'Pretty Ëoman'. Ajo është nënë e dy fëmijëve, ndërsa rrëfeu një histori tronditëse, sesi gjeti dashurinë e jetës, pasi përfundoi trotuareve nga dhuna barbare e ish-bashkëshortit. Odeta Dume: Sot me kë jeton ? Ish-Punonjësja e seksit: Me djalin që jam dashuruar Odeta Dume: Ai e di historinë tuaj, që keni edhe vajzë ? Ish-Punonjësja e seksit: Ka qene klienti im, ai me largoi nga kjo rrugë dhe më ka ndihmuar shumë Odeta Dume: Të ka propozuar për martesë ? Ish-Punonjësja e seksit: Jo akoma…se di pse? Une e dua shumë… Ishte ky momenti, që u shfrytëzua nga Olsi, i cili pasi hyri papritur në studio me një unazë në dorë iu drejtua me fjalë zemre gruas që dashuron. Olsi: Mos qaj, më ke mua Teuta: Uaaa...nuk e besoj që je këtu Ai u ul në gjunjë dhe nxori unazën, ndërsa për 26-vjeçaren ky moment si nëpër filma, do dukej thuajse i pabesueshëm. Olsi: Do të martohesh me mua? Teuta: Po dhe vetëm po Ishte ky një moment i paharrueshëm për Teutën, e cila mori edhe një buqetë lule nga i dashuri i saj, njeriu tek i cili sot ka gjetur mbështetjen më të madhe. Ajo kishte ardhur në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’, për t’ju drejtuar me një apel të bijës me të cilën nuk takohet dot. Dhuna barbare nga ish-bashkëshorti e detyroi nënën të lë banesën e të largohej përgjithnjë edhe pse ishte shtatzanë. E pambrojtur dhe pa mbështetjen e askujt, për dy vite më radhë ajo punoi si punonjëse seksi në një qytet në juglindje të Shqipërisë. E penduar për atë që ka bërë në të shkuarën, mes lotësh 26-vjeçarja ka një mesazh për vajzën 3-vjeçare. ‘Ish-bashkëshorti me dhunonte, isha shtatzënë me djalin, kur vendosa të ikja nga ai.Vajza qante, nuk kisha ku ta merrja se as vete nuk e dija ku do shkoja. Isha në muajin e 8-të të shtatzanisë. Nuk kisha para dhe pas lindjes së djalit u detyrova të dilja trotuareve për të gjetur klientë.Ata vinin në shtëpi, kur djali i vogël flinte gjumë. Ka kaluar kohë e gjatë, që nuk e kam parë vajzën dhe më mungon shumë. Më ka marrë malli, por ai nuk ma lë as ta shikoj dhe as të flas me të. Bija ime të dua shumë’-mbyll rrëfimin e saj mes lotësh Teuta
Një punonjëse seksi në kërkim të së bijës/Surprizohet live, klienti e propozon…
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor, 17:55 -
Pa Gjurme-‘Burri e la shtatzënë, nëna e braktisi djalin’/E bija: Mësova që kisha vëlla, kur ajo vdiq
8 Dhjetor, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Burri i parë më tradhtoi, i dyti më dhunonte’/Gruaja:20 vite që nuk i takoj vajzat sepse…
5 Dhjetor, 19:23 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘Më dhunoi e detyroi të punoja në rrugë’/Përballja e çiftit:Më jep fëmijët, ti je e sëmurë
4 Dhjetor, 17:12 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- Akuza ndaj ish-bashkëshortes/I riu: Djali im është në rrezik, t’i hiqet kujdestaria
3 Dhjetor, 17:37 -
Pa Gjurme-‘Vajza e lëndoi, gruaja e sëmuri’/E reja:Vjehrri na iku nga shtëpia, s’dimë ku ta kërkojmë
2 Dhjetor, 22:34 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| ‘Ishte i mërzitur atë natë, iku e nuk u kthye më’/Nëna: Shoku u gjet i mbytur, djali im…
1 Dhjetor, 17:37 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-E la shkollën nga varfëria, tentoi të hidhej nga kalaja/Nëna: Vetëm qan dhe kërkon libra!
28 Nëntor, 18:33 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- ‘La mamin në gjumë dhe iku nga shtëpia’/E bija:Kam frikë, mos i ka ndodhur gjë e keqe
27 Nëntor, 17:39 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- I humbet burri në spital, shpërthen gruaja: Askush nuk më ndihmoi, spitali ka përgjegjësi!
26 Nëntor, 17:27 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- 'Ditëlindjet ia kam festuar me lot, kujtoja nënën e saj’/Gruaja: E birësova por sot…
25 Nëntor, 17:22 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-Përndiqej nga fqinji, 62-vjeçarja përballet LIVE’/’Pa turp më ngacmojnë, më kërkojnë dhe…
24 Nëntor, 17:37 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Kunati u vesh si grua t’i shpëtonte policisë, unë ia bera videon’/E reja: Më dhunoi dhe…
21 Nëntor, 22:04

