Nuk fiton kujdestarinë e fëmijëve, humbet kontaktet me ata

31 Janar 2020, 20:26

Endri Lami nga Durrësi është babai i dy fëmijëve dhe është në kërkim të tyre. Në kërkim të bashkëshortes e cila u largua bashkë më vajzën 5 vjece dhe djalin 3 vecar jashtë kufijve shqiptarë.
E pajisur me një dokument nga bashkëshorti, që e lejon udhëtimin në Itali të fëmijëve, të shoqëruar nga nëna, dokument ky i lëshuar më datë 23 janar të këtij viti. Klara Hasani u largua me dy fëmijët në tentativë për të bërë dokumenta italiane. Ka mjaftuar firma, por jo aprovimi i të shoqit që ajo të marrë djalin dhe vajzën për të mos u kthyer më.Pasi doli nga shtëpia në mesditë, sipas informacioneve të siguruara nga Endri, bashkëshorti i saj ka mësuar destinacionin, në Perugia.Kjo pa marrë aprovimin e bashkëshortit, i cili nuk di të thotë se cfarë e shtyu Klarën të marrë këtë vendim. Kjo pasi, jo vetëm që ajo u largua por bllokoi cdo kontakt të mundshëm me Endrin. Ajo fiku telefonin duke njoftuar familjarët e saj të ndërpresin edhe ata kounimimet me të shoqin e saj. Dyshimet e ketij të fundit janë se ajo mund të nodhet në Venecia, vend në të cilin jëtojnë motra dhe vëllai i saj.

.
Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv