Nusen ia dhanë pa dëshirë, shokon 36-vjeçarja/ ’Tallej me fëmijët, mua më kyçte në shtëpi’ (1 Prill 2024)

1 Prill, 13:58

 

Një nënë e re ka mbetur e vetme me dy fëmijët e saj të mitur, pasi babai i femijeve I ka braktisur. 36-vjeçarja nga fshati Dushk i Lusnjës, Alma Mito nuk ka asnjë ndihmesë nga ish-bashkëshorti i saj, pasi ky i fundit prej 10 muajsh eshte larguar jashte Shqiperise. Ishte viti 2014 kur kur Alma njihet nëpërmjet telefonit me Ëngjëllush Torrën, 2 vite më të vogël se ajo. Pas bisedave me orë të tëra në telefon, Ëngjëllush vendos të takohet me Almën në shtëpinë e saj. 36-vjeççarja ende nuk iu kishte treguar familjes së saj se kishte filluar një lidhje dashurie me Ëngjëllushin. Alma pas disa javësh nga takimi me të dashurin e saj, mësoi se ishte në pritje të ëmbël dhe ndaj këtë lajm ia komunkoi edhe atij.Ky i fundit nuk e priti lajmin siçç 36-vjeççarja kishte menduar dhe i tha se nuk ishte i gatshëm të krijonte familje. Alma kërkoi te ndihmë te babai i saj dhe ai vendos të bëj një denonçim në poliçi për të dashurin e vajzës. Ëngjëllushi i ndodhur në këtë presion, vendos të martohet me Almën. Natën e parë të martesës, 34-vjeçari e dhunon Almën barbarisht dhe kërkonte që ajo ta humbiste fëmijën. Mëngjesin e ditës tjetër, nusja e re i drejtohet rajonit të poliçisë së Fierit për të bërë një denonçim për bashkëshortin e saj. Alma pendohet për kallëzimin në poliçi, pasi Ëngjëllushi i kërkon të falur dhe i premeton se nuk do të ushtronte dhunë ndaj saj. Premtim që nuk u mbajt kurrë nga 34-vjeççari. Deri në ditën që vazja erdhi në jetë, Ëngjëllushi e ka akuzuar Almën se nuk është ai babai. Çifti vazhdoi për vite më rradhë të kishte një martesë konfliktuale mes dhunës dhe denonçimeve të bëra para uniformave blu. Edhe pas ardhjes në jetë të djalit, Ëngjëllushi vazhdoi të kishte të njëjtën sjellje ndaj nënës së fëmijëve të tij. Madje ai ka dhunuar edhe vëllain e Almës, i çili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Në 2023 Ëngjëllushi i drejtohet dyerve të gjykatës për t’i dhënë fund martesës 10 vjeçare. Gjykata vendosi që kujdestaria e fëmijëve t’i çaktohej nënës, ndersa babai kishte të drejtat e takimit dhe penisionin ushqimor. Vendime këto që nuk u respektuan nga babai i fëmijëve. Prej 10 mujash Ëngëllushi nuk ka paguar asnjë detyrim ushqimor dhe hera e fundit që ka takuar fëmijët ka qenë në Janar. Djali i vogël filloi të kishte probleme shëndetësore dhe Alma e vetme është kujdesur për të.