Omletë në furrë me llukanik nga zonja Albana

18 Mars, 10:54

Omletë në furrë me llukanik

Përbërësit:

  • 100 gr llukanik
  • 1 spec të kuq
  • 1 qepë
  • 4 vezë
  • 1 fl qumësht
  • 2 domate
  • Kripë, rigon

Përgatitja:

Presim llukanikun, e skuqim, shtojmë qepën e prerë në gjysëm hëne. E kaurdisim për 5 minuta, më pas shtojmë specin e kuq të prerë në kubikë. Rrahim vezët me pak qumësht dhe kripë. E shtojmë në tigan, e lëmë për 4 minuta. Sipër shtojmë feta domate të prera në gjysëm hëne, pak rigon ose trumzë, djathë të grirë sipas dëshirës dhe e vendosim në furrë për pak minuta.