Pa Gjurme - Gjendet një tjetër e humbur! Historia e 53 vjeçares që u gjet, humbi dhe u gjet sërish

31 Janar, 12:28

LEZHË- Një ngjarje e pazakontë ndodhi në puntatën e sotme të emisionit "Pa gjurmë" në Report Tv. Kur u menduar se u gjet, 53-vjeçarja Flora Turmalaj humbi për të dytën herë. Pas denoncimit nga djali i saj, Edmondi në studion e "Pa Gjurmë", mbërritën fotot që solli një zonjë nga Lezha, e të cilat tregonin imazhin e gruas që po kërkohej. Ajo tha se e kishte njoftuar policinë dhe këta të fundit e kishin marrë duke e dërguar në urgjencën e spitalit të Lezhës. Ky episod kishte ndodhur në orën 17:30 të ditës së sotme, konfirmuar edhe nga bluzat e bardha për gazetarin, Elvis Hila. Gëzimi u shua në pak minuta pasi u mësua se 53-vjeçarja, pas kontrollit mjekësor ishte lënë e lirë. Moskoordinimi i dy institucioneve, polici-spital, kishin lënë mes 4 rrugëve një grua e cila humbi për herë të dytë. Ajo ishte denoncuar si e humbur nga familjarët që ditën ajo u zhduk me datë 28 janar.

Odiseja e humbjes për herë të dytë përfundoi kur më në fund, pas një transmetimi për më shumë se një orë "live" me apelin dhe këmbënguljen e vazhdueshme të "Pa Gjurmë" për të arritur në gjurmët e 53-vjeçarjes. Teksa "Pa Gjurmë" vijonte transmetimin me historinë e 53-vjeçares, polica e Lezhës kishte nisur kërkimet ku fatmirësisht u bë e mundur gjetja e Flora Turmalaj, në një zonë periferike. Ajo është shëndoshë e mirë, por është dërguar në urgjencën e spitalit për një kontroll mjekësor. Mes lotëve, vajza e 53-vjeçares falenderoi personat që kishin dhënë informacione për gjetjen e nënës së saj, e ndërsa djali i cili ishte në studio, nuk mundi të fliste nga emocionet 
-------------------------------------------------
Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv
 

b.ha./Shqiptarja.com

Programe të tjera

Shiko të gjitha