Pa Gjurmë i shfaq videot e fëmijëve nga jetimorja, nëna shpërthen në lotë:Po tretem nga malli...

4 Dhjetor 2020, 17:59

 

Rovena Abedini shprehet me indinjatë të thellë ndaj autoriteteve franceze, duke i akuzuar se "mbajnë peng" 3 fëmijët e mitur, Kleon djalin 13-vjecar dhe dy vajzat Xhesika dhe Adelajda, 11 dhe 12-vjece. Ia besoi këtë histori emisionit ’Pa Gjurmë’ me shpresën se një dritë jeshile do të ndizet për të. Në Francë mbërriti në vitin 2016, ndërsa bëri kërkesë për azil në Dijon kërkesë e cila iu refuzua. Bashkë me tre fëmijët zhvendoset drejt Lionit, aty ku nis odiseja e mundimshme në përpjekje për t’u bashkuar me ta.