#pagjurme #odetadume #reportTV Nje vit pasi tronditi me historinë e jetës, një 42-vjecare në kërkim të vajzës që e lindi e vetme në dhomën e një hoteli në Durrës, për hërë të parë në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV përballet live me Morena Lekën, e cila pretendon se është ajo vajza që u lind 23 vite më parë. Me buzën që i dridhej dhe zemrën që i rrihte fort 42-vjecarja mëson se kush kishte trokitur në program, për të qenë bashkë me të në të njëjtën studio. Bora (emër i vendosur nga redaksia) mbeti shtatzënë nga tutori i saj, ndërsa lindi një vajzë më 26 korrik të vitit 1997, të cilën nuk e pa që nga ajo ditë. Gjatë kërkimeve që nisën një vit më parë stafi i emisionit ’Pa Gjurmë’ mësoi se vajza ishte rritur nga halla e saj, por që më tej nuk dihej se ku përfundoi vajza, c’ka vështirësoi edhe punën e kërkimeve. Më tej mësuam se se babai biologjik i vajzës jeton në Itali me familjen e tij, por pa vajzën që Bora lindi. Stafi ’Pa gjurmë’ u kontaktua nga një vajzë 23-vjecare e birësuar në një qytet nga veriu i Shqipërisë, e cila zbulon detaje të tjera tronditëse. Odeta Dume: Dikush erdhi trokiti në studion tonë Bora: Kush ? Odeta Dume: Unë do ta ftoj në studio, ju do e shikoni vetë se kush është. Do ti bëjmë pyejtje bashkë. Mund të jetë vajza juaj ? Bora: Ishalla Odeta Dume: Mund të jetë një person që vjen këtë pasdite për të na treguar se ku ndodhet vajza juaj? Kaq shumë emocione ke? Bora: Po shumë? Morena Leka ndodhej në regji gjatë kohës, që Bora nuk ishte në dijeni për këtë surprizë, ndërsa vetë dridhej e gjitha. 23-vjecarja hyn në studio duke treguar versionin e saj, sesi zbuloi 10 vite më parë se ishte një vajzë e birësuar. Ajo tregon disa të dhëna, që e cuan tek personi me inicialet A. Gj, për të cilin thotë se është babai i saj biologjik. I njëjti person që pasi e trafikoi, e la edhe shtatzënë 42-vjecaren. ‘Unë jam Morena nga veriu i Shqipërisë. Arsyet pse jam këtu dihet. Dyshimet e mia se jam një fëmijë i birësuar lindën 10 vite më parë, por në pamundësi absolute për të pasur informacion, heshta. Deri kur u dha emisionin juaj, për fatin tim të mirë dhe fatmirësisht edhe ju nuk keni reshtur së kërkuari, dëgjova një detaj, që vajzës i është prerë kërthiza vetë. Ky fakt përkon me mua, pasi dhe kërthiza ime është ndryshe nga e njerëzve të tjerë, ky është detaji i parë kryesor. Dyshoja për të vërtetën pavarësisht që prindërit e mi birësues nuk ma kanë treguar. Një mik i imi i cili kishte parë emisioni dhe që është hetues, kuptoi një të vërtetë. Kur pyeta nënën dhe i kërkova një foto kur isha e vogël, por ajo nuk e kishte. Më në fund nëna birësuese e pranoi realitetin se më kishte marr nga jetimorja e Durrësit, gjë që u lidh me historinë në fjalë’, rrëfen 23-vjecarja 23-vjecare zbulon një tjetër detaj të rëndësishëm për babain birësues, c’ka e lidh fort me ngjarje të ngjashme, me ato të gruas për të cilën Morena pretendon se është nëna e saj biologjike. Morena ka zbuluar se babai i saj birësuar ka një miqësi të vjetër me babain e saj biologjik me inicialet A.Gj, madje se mbase të dy ishin pjesë e një rrjeti prostitucioni që operonte në Itali.
“Pa Gjurme”suprizon ish të trafikuarën,i sjell në studio të bijën që solli me tutorin para 23-vitesh
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| “Më ke tradhtuar me gjithë burrat e fshatit”/ Përplasje e fortë mes burrit dhe gruas
9 Prill, 17:39 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Fuste në krevat kunatën, mua më dëbonte’/Habit gruaja: 20 vite martesë ishim tre
8 Prill, 18:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Sëmundja më la në karrige me rrota,nusja më dëboi’/Prek i riu:Betejën do ta vazhdoj vetëm
7 Prill, 18:01 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| U zhduk prej 2 muajsh, gjendet adoleshenti në Durrës/Prindërit mesazh: Kthehu në shtëpi!
6 Prill, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|U nis për në shkollë dhe u zhduk! Motra:Dyshoj se një shtetas italian ma rrëmbeu vëllanë
3 Prill, 18:05 -
Emisioni i plotë l Pa Gjurmë feston 2 Prillin me fëmijët me spektrin autizëm/Dëshira e tyre: Duam të këndojmë me Noizyn
2 Prill, 18:47 -
Ekskluzive në Pa Gjurme-A është Lirije Pjeci gjallë?/ Pas 31 vitesh mbërrin një foto nga Milano
1 Prill, 18:25 -
Pa Gjurme-‘U nis drejt Greqisë, pas telefonatës së parë u zhduk’/Babai:Dyshoj më të keqen për djalin
31 Mars, 18:28 -
Emision i plotë 'Pa Gjurme'| E vr*va për të mbrojtur nderin tim’/Nëna e tre fëmijëve:Jemi në hasmëri, jetojmë me frikë
30 Mars, 18:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘La sportin dhe përfundoi në psikiatri’/Vëllai:Almiri ishte me medalje ari, u zhduk nga…
27 Mars, 18:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'- Pas 31 vitesh del fotoja e dyshuar e Jonuz Lugës/Gjyshja:E rrëmbyen dhe e shitën në Greqi
26 Mars, 19:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Historia e fëmijës së humbur në Fier/Flet babai: Dyshoj se e kam ende gjallë!
25 Mars, 17:32 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Mori djalin dhe u zhduk pas vdekjes së burrit’/Nipi: Dua të zbuloj çfarë i ndodhi tezes
24 Mars, 19:09 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| Kush është vajza që endet në Londër? / Flet Bukurie Veizi: Më thonë që është Bleona ime!
23 Mars, 17:41 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Nëna i braktisi dhe u zhduk’ / Fati i dy fëmijëve, gjyshja: As me bukë nuk i ngop dot
20 Mars, 18:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Sekreti që nëna mori në varr/ 'Pa Gjurmë' ribashkon motrat me vëllanë pas 48 vitesh
19 Mars, 17:42 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' |‘Më mbante me magji, s’e doja si burrë’/Përplasja e çiftit:Djali në spital, ti më kërkoje…
18 Mars, 17:59 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Për para, vjehrra më kërkoi të shkoja me të tjerë’/ Nusja: Kur refuzova, më dëbuan
17 Mars, 17:49 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| Vetëhelmimi i 25 vjeçares/ Çarë fshihet pas vdekjes së Xhuana Nikollës?
16 Mars, 18:56 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' | "Kam ikur nga shtëpia,po më detyrojnë’/Përballja e fqinjëve:Na shqetëson dhe na denoncon”
13 Mars, 18:18
