Pas 25 vitesh, ‘Pa Gjurmë’ ribashkon dy miqtë e ushtrisë/ Surpriza dhe emocione,nuk mungojnë batutat

23 Tetor 2020, 22:01

Kot nuk thonë se miqësia është si vera, sa më shumë kohë kalon aq më e shtrenjtë bëhet. E tillë ka qenë kjo miqësi që nisi në vitin 1987 për Nikolin Shytin nga Kopliku i Malësisë së Madhe dhe durrsakun Eqerem Popa, të cilët u njohën kur kryenin shërbimin e detyrueshëm ushtarak, tek Currilat në qytetin bregdetar. ‘Pa Gjurmë realizon këtë takim në distancë, me kërkesë të Nikolinit, i cili nga Michigani i Amerikës kërkoi në program shokun e tij Eqeremin, me të cilin shkëputi kontaktet në vitin 1995. Kur shkoi për t’i dërguar ftesën për martesë, në lagjen nr. 18 ku banonte djali nga Durrësi nuk e gjeti në shtëpi. Në vitin 1997 të dy emigruan jashtë vendit kur rrugët e tyre u ndanë, por miqësia mbeti e fortë në zemër. 


’Në 1997 jemi larguar nga Shqipëria. Shkova për t’i cuar ftesën se po martohesha, në vitin 1996 por nuk e gjeta atje. Më thanë se kishte ikur në Itali. Por unë një vit më pas emigrova. Cdo ditë që vjen është një ditë e rëndësishme për mua’, nis rrëfimin e etij Nikolin Shyti