Përdorimi i kortizonit përkeqëson shëndetin e të prekurve me koronavirus? Flet mjekja Alketa Ibranji

23 Mars 2020, 11:44

Është thënë që përdorimi i kortizonit përkeqëson gjendjen e të prekurve nga koronavirus, megjithatë shumë persona e kanë të domosdoshme përdorimin e saj. Mjekja alergologe Alketa Ibranji bën thirrje që për personat që përdorin pompa me përmbajtje kortizoni nuk ka rrezik të shtuar.

Në një lidhje skype me gazetaren Suada Daci në Report Tv ajo thotë se vetëm përdorimi i tepruar i kortizonit mund të sjellë rrezik te personat me koronavirus.

"Ne kemi pacientë me astmë që trajtohen me pompa me kortizon. I bëj thirrje atyre që ju lutem vazhdoni trajtimin sepse nuk ka rrezik. Problem janë personat që e marrin edhe nga goja. Përdorimi në doza të larta i kortizonit kur preken nga koronavirus kanë rrezikshëmëri më të lartë." Shprehet mjekja. 

Alergologia iu bashkua thirrjes së mjekëve të tjerë që njerezit të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë me rigorozitet masat e marra nga autoritetet.