Pulë me domate dhe ullinj nga zonja Vjollca

22 Qershor, 10:52

Pulë me domate dhe ullinj

Përbërësit:

600 gr mish pule me kockë

pak vaj ulliri

2 thelpinj hudhër

1 spec pikant

250 gr domate qershi

1 filxhan çaji ullinj

1 lugë gjelle koper

1/2  gotë verë të kuqe

2 gjethe dafinë

kripë dhe piper të zi

1 filxhan çaji ujë të nxehtë

Përgatitja:

Në një tigan ngrohim vajin dhe aromatizojmë atë me 2 thelpinj hudhër dhe 1 spec pikant të prerë në unaza I kaurdisim për 1 minutë. Vendosim copat e bukës ( mund dhe ti pudrosim me pak miell ) dhe I kaurdisim ato sat ë zverdhen nga të gjitha anët. Shtojmë domatet, ullinjtë, koper, verë, ujë të nxehtë e lëmë të ziejë për 25-30 minuta dhe e shërbejmë me bukë te thekur pse jo dhe me 1 kupë oriz.

D.M./Shqiptarja.com

Programe të tjera

Shiko të gjitha