Pure fasule sallatë nga zonja Albana

21 Nëntor 2023, 11:41

Pure fasule sallatë

Përbërësit:

  • Fasule të ziera
  • 4 kastraveca turshi
  • 4 thelpinj hudhër
  • 4 lgj vaj ulliri
  • 1 limon
  • Kripë, piper
  • Fara speci djegës

Përgatitja:

Fasulet lahen, lihen në ujë gjatë natës dhe më pas zihen plotësisht. I kalojmë në blender duke i kthyer në pure, ku shtojmë thelpinjtë e hudhrës dhe vajin e ullirit të rrahur me lëng limoni. I përziejmë mirë derisa masa të bëhet homogjene. Në fund shtojmë pak fara speci dhe kastraveca turshi në kubikë të vegjël.