Qofte me mëlçi pule nga zonja Albana

22 Nëntor 2023, 11:28

Qofte me mëlçi pule

Përbërësit:

  • 350 gr mëlçi pule
  • 1 kokërr vezë
  • 1 lugë nenexhik
  • 30 gr majdanoz
  • 3 filxhanë miell
  • 100 ml ujë
  • Kripë, piper i zi
  • Spec djegës
  • Vaj luledielli

Përgatitja:

Mëlçitë e pulës i presim në copëza të vogla dhe i vendosim në një tas ku shtojmë vezën, pak ujë, kripë, piper, nenexhik, majdanoz të grirë. E përziejmë mirë dhe në fund shtojmë miellin gradualisht. E punojmë mirë brumin e qofteve derisa të lidhet dhe e lëmë të pushojë për disa minuta. Ndërkohë ngrohim vajin dhe skuqim qoftet mirë nga të dy anët dhe i servirim të ngrohta.