Qofte me patate në furrë shoqëruar me kos aromatik
Përbërësit:
- 1 kg patate
- 700 gr mish i grirë
- 40 gr bukë të thekur të grirë
- 1 qepë e thatë e grirë hollë
- 1 kokërr vezë
- 1 lugë gjelle lëng limoni
- 1 lugë gjelle uthull
- 1 lugë gjelle rigon
- 2 lugë gjelle majdanoz
- 30 ml vaj ulliri
- Kripë, piper i zi i freskët
Për kosin aromatik:
- 300 gr kos të trashë
- 3 lgj nenexhik i grirë hollë
- 30 ml qumësht
- 1 teke raki
- 30 ml vaj ulliri
- Lëkura e një limoni
- Kripë dhe piper
Përgatitja:
Përziejmë të gjithë përbërësit për qoftet në një enë të madhe duke e punuar mirë me dorë. E lëmë në frigorifer për rreth 30 minuta. Ndërkohë qërojmë patatet, i presim në fetëza gjysmëhëne dhe i vendosim të ziejnë për 4 minuta në ujë me kripë. Më pas i kullojmë dhe i thajmë mirë me pecetë. I vendosim në një tepsi të shtruar me letër pjekjeje, i spërkatim me vaj ulliri, kripë dhe erëza duke i përzier mirë. Vendosim qoftet sipër patateve dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për 35–40 minuta. Në 10-15 minutat e fundit i përziejmë patatet që të mos digjen. Ndërkohë përgatisim kosin aromatik. Në një tas bashkojmë kosin me pak qumësht, pak raki, vaj ulliri, lëng limoni, kripë, piper dhe nenexhk. E trazojmë mirë derisa masa të marrë formën e një kremi dhe e shërbejmë si garniturë me qoftet me patate.
Këshilla nga Albana: Kur e vendos tavën në furrë, shto sipër një copë të vogël gjalpi ose një kub akulli, pasi do të mbajnë qoftet të buta e të lëngshme.





















