Qofte orizi me patate nga zonja Albana

1 Prill, 11:29

Qofte orizi me patate

Përbërësit:

  • 500 gr oriz
  • 1 patate
  • 2 vezë
  • 100 gr djathë i fortë
  • 1 tufë majdanoz
  • Bukë e thërmuar
  • Kripë, piper
  • Vaj luledielli

Përgatitja:

Orizin e zjerë e bashkojmë me pataten e grirë në rende, vezët, majdanozin, djathin kaçkavall. Punojmë brumin dhe i japim formën që duam qofteve. I kalojmë në bukë të thërmuar dhe i skuqim në vaj të nxehtë.