Real Story -Porti i ri i Durrësit, një ëndërr apo një iluzion? Intervista e plotë me Mohamed Alabbar

15 Dhjetor 2022, 22:45

Në një intervistë për gazetarin Sokol Balla në “Real Story” në Report tv, investitori Mohamed El Alabbar, zbulon se përreth 2 muaj do të nisin punimet e para për t’i dhënë jetë projektit të portit turistik të Durrësit. “Arkitekti” i Dubait thotë se ky projekt do të rrisë me 4.5% Prodhimin e Brendshëm Bruto, ndërsa skeptikëve dhe presionit politik përgjigjen ia jep me besimin që qytetarët shprehën sapo nisën shitjet e para të apartamenteve.