Reçel kumbulle në tepsi nga zonja Albana

19 Shtator 2023, 12:10

Reçel kumbulle në tepsi

Përbërësit:

  • 2 kg kumbulla
  • 1 kg sheqer
  • 5 copëza kanelle
  • 1 limon
  • 1 gotë ujë
  • Hidersha / barbarozë

Përgatitja:

Në një tepsi vendosim sheqer dhe kanellë, shtrojmë kumbullat që i kemi ndarë për gjysmë. I spërkasim me lëng limoni dhe pak ujë, shtojmë hidersha ose barbarozë dhe sërish sheqer përsipër. E mbulojmë me letër guzhine për t'u pjekur në furrë në 170 gradë për 100 minuta.