Receta e ditës - Fogaçe e butë dhe biftek viçi me krem patate / Pjesa e dytë

12 Shtator 2019, 11:57

Receta e dytë: Biftek viçi me krem patate

Përbërësit:

4 biftek viçi

1 patate

250 ml lëng mishi

Kripë dhe piper

Vaj ulliri

Speca mix ose perime

Përgatitja:

Marinojnë mishin me kripë dhe piper e vaj pasi i kemi prerë dhe rrahur me çekiç. Në një tigan salce vendosim 1 patate mesatare të qëruar dhe prerë në copa. Shtojmë 250 ml lën mishi, kripë, piper të zi, 2 lugë gjelle dhe e lëmë pataten të ziejë për 20 minuta.

Ndërkohë nxehim tiganin mirë dhe vendosim biftekët për ti pjekur deri sa mishit ë ndryshojë ngjyrë. E kthejmë nga ana tjetër dhe e lëmë të piqet përsëri. E largojmë dhe e lëmë të pushojë. Në tigan shtojmë pak vaj dhe kaurdisim specat apo perimet që preferoni ju. Servirim duke vendosur salcën, perimet . perimet mund ti vendosni edhe në pjatë dhe 1 lugë gjelle bolllgur, kuinoa apo kus kus dhe 1 fetë limon.