Receta e ditës - Pastiçe me mish të grirë dhe gjellë me mish e speca / Pjesa e dytë

23 Korrik 2019, 13:24 | Përditesimi i fundit: 2019-07-23 13:24:16

Receta e dytë: Gjellë me mish dhe speca

Përbërësit:

500 gr mish viçi

2 kokrra qepë mesatare

500 gr speca mix

400 gr domate

1 filxhan kafeje oriz

Kripë dhe piper i zi

1 lk sheqer

Vaj ulliri

Majdanoz

Pak borzilok

Përgatitja:

Fillimisht në një tenxhere me pak ujë të valuar 1 litër) ziejmë mishin por jo plotësisht. Në një tenxhere tjetër ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën e prerë në kubikë të vegjël deri sa ajo të bëhet transparente. Shtojmë copat e mishit të prera në shirita me gjatësi 3 cm. I trazojmë pak dhe shtojmë menjëherë domatet. Shtojmë kripë e piper, sheqer e pak borzilok dhe I trazojmë. E lëmë domaten që të ziejë dhe sapo fillon të ziejë, e lëmë 5 minuta dhe menjëherë shtojmë orizin. Vendosim kapakun dhe e lëmë dhe 5 minuta të tjera që domates ti bëhen 10 minuta zierje. Shtojmë 1-2 gota lëng nga mishi nga tenxherja që ziemë mishin dhe e lëmë të ziejë edhe për 5-10 minuta të tjera. E spërkatim me majdanoz dhe e shërbejmë të ngrohtë.