Pilaf me qiqra
Përbërësit:
2 lugë gjelle gjalp
2 lugë gjelle vaj
2 filxhan çaji oriz Olim
4 filxhane lëng perimesh ose pule
250 gr qiqra të gatuara
Kripë dhe piper i zi
Majdanoz
Përgatitja:
Shkrijmë gjalpin dhe vajin dhe pasi të kemi shpëlarë orizin, e kavardisim atë për 5 minuta.
Shtojmë lëngun e perimeve, ose lëng pule, ose leng mishi dhe ulim temperaturën në mesatare. E lëmë orizin të ziejë për 12-14 minuta, por pasi të kalojnë 8 minuta nga zierja shtojmë qiqrat e gatuara. Largojmë tenxheren nga zjarri, e mbulojmë më një picetë dhe më pas vendosim kapakun, me qëllim që pilafi të mos zbutet më tepër seç duhet. Servirim pilafin të spërkatur me shumë pak majdanoz.
Shënim: Nëse qiqrat i kemi të pagatuara fillimisht i vendosim në ujë, në raportin 1 gotë qiqra, 3 gota ujë. Më pas i vendosim për të zierë 30 minuta, i kullojmë dhe qiqrat janë gati.