Pulë me patate dhe bizele
Përbërësit:
400 gr fileto pule
2 thelpinj hudhra
1 qepë (mesatare)
Xhinxher
Kripë dhe piper i zi
1 lugë kafe piper i kuq
1 lugë kafe tumerik
2 patate
200 gr bizele
2 domate
Majdanoz
150 ml ujë ose lëng pule
125 gr mozzarella
Vaj ulliri
Përgatitja:
Ngrohim vajin dhe shtojmë në të mishin e pulës të prerë në kubikë me brinjë 1 cm. Kavardisim mishin derisa të ndërrojë ngjyrë dhe të zbardhet. Shtojmë hudhrat të prera imët, 1 qepë të prerë në kubikë të vegjël, i kavardisim pak dhe shtojmë kripë dhe piper të zi, piper të kuq, xhinxher pluhur ose të freskët, tumerik. I trazojmë që erëzat të shpërbëhen në vaj. Shtojmë më pas patatet e prera në kubikë 1 cm dhe bizelet të cilat i kavardisim për 2-3 minuta e më pas shtojmë domatet e qëruara dhe të prera në kubikë. Shtojmë 2 lugë gjelle majdanoz të grirë imët, i trazojmë të gjithë përbërësit dhe shtojmë ¾ e gotës së ujit me lëng pule ose ujë. Vendosim kapakun dhe i lëmë të ziejnë për 15 minuta në temperaturë mesatare.
Në fund e mbulojmë të gjithë sipërfaqen e tiganit me djathë të grirë me rende, e lëmë sat ë shkrihet dhe e spërkatim me një lugë gjelle majdanoz të freskët.