Receta e dytë: Makarona me maskarpone
Përbërësit:
320 gr makarona
1 qepë e vogel
1 thelpi hudhër
50 gr pançetë
250 gr maskarpone
kripë + piper të zi
borzilok
50 gr arra
Përgatitja:
Vendosim makaronat për të zier në ujë të valuar me kripë. Në një tigan me 2 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim hudhrën të grirë shumë hollë. Shtojmë pançetën dhe i kaurdisim së bashku për 5 minuta. Shtojmë maskarponen, borzilok dhe shtojmë pak ujë nga lëngu i makaronave. E trazojmë mirë atë deri sa të marrë trajtë kremoze. Kullojmë makaronat dhe i shtojmë në tiganin me mascarpone. I përziejmë për 1 minutë dhe i shërbejmë duke shtuar në fund arra të thërrmuara.