Burani me presh
Përbërësit:
1.5 kg presh
Vaj ulliri
1 kokërr qepë
250 gr mish i grirë
1 lugë gjelle salcë
Kripë dhe piper i zi
2 gjethe dafine
3 lugë gjelle oriz
Në një tigan të thellë me vaj ulliri kaurdisim qepën e grirë hollë, shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa mishi të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë preshët të prerë pjerrtas me gjatësi 3cm, pasi preshët të ulin volumin e tyre shtojmë salcën e holluar me pak ujë, shtojmë kripën, piper të zi dhe dafinë. Shtojmë në fund ujë baraz me nivelin e preshëve pasi preshët do të nxjerin lëngun e tyre. E mbulojmë me kapak dhe e lemë të ziejë për 10 minuta. Shpërlajmë orizin dhe e shtojmë tek preshët, i mbulojmë përsëri dhe i lemë të ziejnë së bashku për 12 - 14 minuta. E shërbejmë të ngrohtë me bukë të thekur.