Britania e madhe mbetet destinacioni që të rinjtë shqiptarë zgjedhin për të realizuar ëndrrën drejt perëndimit, duke braktisur vendin. Emisioni “Pa Gjurmë” në Report Tv, sjell në fokus këtë fenomen duke iu referuar raportit të publikuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit dhe Zyrës së Personave të Zhdukur në Britaninë e Bashkuar, sipas së cilës, këtë vit janë zhdukur në këtë shtet përafërsisht 112, 853 fëmijë nga e gjithë europa. Sipas këtij raporti, Shqipëria krahasuar me vendet e tjera të Europës ka shifra alarmanet përsa i takon të miturve të humbur, nga ku vetëm në 9 muaj rezultojnë të zhdukur në shtetin britanik fëmijë shqiptarë. Nga janari i këtij viti e deri më sot 11 adoleshentë shqiptarë nuk janë kthyer ende në shtëpi. Por, pse po zhduken adoleshentët shqiptarë ? Cfarë i detyron ata të braktisin vendlindjen e tyre dhe të marin vendime drastike ?Gazetarja Silvana Muça, e cila bëri publik këtë raport, e ftuar në panelin e emisionit ’Pa Gjurmë’, sqaron se pas adoleshentëve që kalojnë kufirin ilegalisht është dikush që i mbikqyr. “Mosha kryesore është nga 15 deri në 17 vjeç. Mendoj se ka një sponsorizues që i merr këta adeleshentë atje, sepse rruga për të shkuar deri atje kushton dhe normalisht dikush ja paguan. Sipas informacionve që unë kam, ata punojnë në shtëpi hashashi dhe marrin pagesa sezonale. Unë kontaktova një adoleshent dhe ai është person i shpallur në kërkim nga policia britanike. Ndërsa, Burreli dhe Kukësi janë dy vende të cilat kanë përqindje më të lartë të fëmijëve te cilët shkojnë në Britani.”-përfundon Muca I kontaktuar nga stafi i emisionit “Pa Gjurmë”, 17-vjeçari, një nga 11 adoleshentët shqiptarë, emri i të cilit rezulton të jetë në listën e të humburve, ka dhënë informacion rreth asaj që po ndodh në të vërtetë me ta. Sipas tij, largimi nga Shqipëria lidhet me mungesën e kushteve minimale të jetesës. I riu shprehet se çdo adoleshent që shkon në mënyrë ilegale në Britani kalon shumë peripeci duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Gazetari- Përshëndetje E.! E. T - Përshëndetje, si jeni? Gazetari- Ju shkruaj nga redaksia e emisionit ‘Pa Gjurmë’, ju jeni i denoncuar si i humbur nga policia britanike. Jeni mirë me shëndet ? Çfarë ka ndodhur, a keni nevoje për ndihmë ? E. T- Jo, nuk kam nevojë për ndihmë. Kam ikur vetë nga shteti, pasi jetoj me të dashurën time. Gazetari- Me sa shokë jeni aty ? E. T - Jemi disa shqiptarë këtu, por nuk dua të spiunoj. Aty në Shqipëri, gazetarët po përdorin fotot tona, dhe unë do i hedh në gjyq. Gazetari- Po me familjen flisni këtu në Shqipëri ? E. T - Nuk jam i humbur, flas me familjen time. Gazetari - Dëshironi të keni një komunikim me emisionin ? Gazetari – Mirë, mbetemi në kontakt… E. T - Po, vetëm mos më sillni probleme E. T - Ok, mirupafshim Por si reagon policia Britanike kur përballet me situata të tilla ?Menjëherë pas lokalizimit, shteti iu gjen shtëpi dhe u jep një tarifë javore prej 70 paund. Shumë kjo, e cila për ta nuk është e mjaftueshme për të jetuar, ndaj vendosin të largohen nga shtëpia që i ka ofruar shteti, duke rënë pre e përfshirjes në punë të jashtëligjshme. Por as policia dhe as shteti nuk mund t’i sjellë në Shqipëri deri sa të mbushim 18 vjeç. Që nga janari i vitit 2020 e deri më sot, rezultojnë të humbur: Indrit Matranxhi, 16 vjeç-zhdukur që me 6 gusht 2020 Bamir Matmuja, 16 vjeç, zhdukur që me 19 qershor 2020 Fatos Ahmeti, 17 vjeç-zhdukur që me 10 qershor 2020 Flamur Taçi, 15 vjeç, zhdukur që me 9 maj 2020 Bledar Daci, 16 vjeç, zhdukur që me 10 maj 2020 Ervin Gjuzi, 17 vjeç, zhdukur që me 16 prill 2020 Erlind Topuzi, 17 vjeç, zhdukur që me 3 prill 2020 Sindrit Kolaj, 17 vjeç, zhdukur që me 4 shkurt 2020 Klajdi Avell, 17 vjeç, 31 zhdukur që me janar 2020 Asmerijdo Hoxha, 17 vjeç, zhdukur që me 3 janar 2020 Orlando Cenaj, 17 vjeç, zhdukur që me 2 janar 2020 Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Rinis ‘Pa Gjurmë’- Dëshmia e 17-vjecarit që iu arratis policisë britanike/11 fëmijë të tjerë zhduken
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë | 'Pa Gjurme' 13 Janar| -‘Jam mirë, do të vij në Tiranë’/Gjendet pas 3 vitesh,flet gjyshja: Kishte mall për fëmijët
13 Janar, 17:57 -
Emisioni i Plotë / Pa Gjurme-‘Nëna i vdiq, emrin ia ndryshuan në jetimore/Nipi:Daja humbi 15 vjeç, nuk u birësua kurrë
12 Janar, 17:36 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme e gjen pas 6 muajsh/Djali refuzon të flasë me nënën live: Do të shihemi kur të vijë koha
9 Janar, 17:38 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-La fëmijët dhe u zhduk me të dashurin/Prek djali: Mami dëgjoje këtë video, është për ty
8 Janar, 21:57 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-‘Djali si fliste babait pas dhunës ndaj meje’/Nëna mes lotësh:U nis nga Greqia dhe u zhduk
7 Janar, 17:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-Zhdukja e dy miqve shkodran/Motra zbulon vendnodhjen: Janë parë në Holandë, por dyshojmë…
6 Janar, 17:30 -
Emisioni plotë 'Pa Gjurme' -’La fëmijët dhe iku jashtë’/Vjehrra-nuses:Të denoncova se nuk meriton të quhesh nënë
5 Janar, 17:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'– Gjen nënën pas 27 vitesh / Vajza përballet: Nuk isha gati për këtë të vërtetë të hidhur!
31 Dhjetor 2025, 17:51 -
Emisioni i plotë- Gazetarët e Report TV flasin ‘pa dorashka’/Si ishte viti 2025 për Shqipërinë?
30 Dhjetor 2025, 17:24 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-Pas 3 vitesh i humbur, telefonon në shtëpi/Motra:Ishte numri i vëllait,por s’u përgjigj ai
29 Dhjetor 2025, 18:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë
26 Dhjetor 2025, 17:31 -
EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!
25 Dhjetor 2025, 18:29 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor 2025, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor 2025, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor 2025, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor 2025, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor 2025, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor 2025, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor 2025, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor 2025, 20:06

