Rizopita - Oriz me qumësht dhe qepë të njoma nga zonja Albana

18 Mars, 10:46

Rizopita - Oriz me qumësht dhe qepë të njoma

Përbërësit:

  • 500 gr oriz
  • 1 litër qumësht dele
  • 400 gr qepë të njoma
  • 100 gr gjalpë
  • 100 gr koper
  • 100 gr mendër të njomë
  • 100 ml vaj ulliri
  • Kripë

Përgatitja:

Grijmë shumë hollë qepët e njoma i shtypim me kripë, hedhim koprën dhe mendrezën të grira hollë. Vemë qumështin të ziejë dhe pasi e heqim shtojmë gjalpin dhe vajin e ullirit. Trazojmë të gjithë përbërësit bashkë dhe më pas i hedhim në tepsi. E vendosim të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius.