Rosë e karamelizuar me salcë avokadoje nga zonja Albana

24 Maj 2023, 11:39

Rosë e karamelizuar me salcë avokadoje

Përbërësit:

  • 1 rosë (krahë / kofshë)
  • 1 qepë e kuqe
  • 200 gr domate qershi
  • 2 speca djegës
  • 2 lugë sheqer kaf
  • 1/2 filxhan uthull
  • 2 avokado
  • 1 lime (limon jeshil)
  • Salcë domate sipas dëshirës
  • Vaj ulliri ekstra i virgjër
  • Sherebel
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim për pak minuta mishin e rosës në një tigan me vaj ulliri dhe pak sherebel për aromë. Më pas e vendosim rosën në një tavë, e spërkasim mirë me kripë dhe piper dhe e pjekim në furrë të nxehtë.

Ndërkohë përgatisim salcën e kuqe të domates duke kaurdisur qepën e grirë imët me vaj ulliri ekstra të virgjër. Shtojmë specin djegës në sasinë sipas shijes që duam. Shtojmë domatet qershi, vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar më pas sheqerin kaf dhe uthullën, e cila do t'i japë salcës një notë të ëmbël dhe të thartë, pak kripë e piper dhe pak ujë. E lëmë salcën të lidhet për disa minuta.

Pastrojmë avokadon dhe e vendosim në një blender me lëngun e limonit, kripë, piper dhe vaj ulliri. Kur salca e nxehtë të jetë gati, e vendosim në të njëjtën gotë blenderi që përdorëm për salcën e avokados dhe e përziejmë. Mbajmë vetëm pak nga salca mënjanë për të përfunduar servirjen. Masën e përzier e kalojmë në një sitë dhe e lëmë mënjanë të ftohet.

Pasi mishi i rosës të jetë pjekur, e lyejmë me salcën e përgatitur dhe e vendosim sërish në furrë për 10-12 minuta.