Rosti me patate nga zonja Albana / Super e shpejtë, një omletë patate plot shije

13 Maj, 12:01

Rosti me patate

Përbërësit:

  • 900 gr patate
  • 30-50 gr gjalpë
  • 1-2 lgj vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Ziejmë patatet në një enë me ujë të vluar për 10 minuta. I kullojmë, i lëmë të ftohen dhe i vendosim në frigorifer për rreth 30 minuta. Më pas i qërojmë dhe i grijmë nga ana e rrallë e rendes. Në një tigan hedhim 2 lugë gjelle gjalpë dhe 1 lugë gjelle vaj. Shtrojmë patatet e grira, ulim zjarrin dhe i skuqim për 10 minuta. Me ndihmën e një pjate të madhe kthejmë rostin dhe e skuqim nga ana tjetër për 10 minuta të tjera duke shtuar gialpë e vaj, nëse është e nevojshme. Hedhim kripë e piper sipas dëshirës dhe e shërbejmë menjëherë.