I ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte Kardiokirurgu pediatrik Prof.Arben Baboci që njihet dhe si doktori i zemrës së fëmijëve.Ai tha se ishte shtyrë nga babai i tij për të studiuar mjekësi pasi kur ishte i ri, babai nuk kishte mundur të mbaronte studimet në Paris për mjekësi dhe donte që i biri të diplomohej.