Sallatë me lakër dhe proshutë nga zonja Albana

12 Mars, 11:42

Sallatë me lakër dhe proshutë

Përbërësit:

  • 400 gr lakër
  • 2 karrota
  • 200 gr proshutë

Per salcën marinuese:

  • 200 ml vaj
  • 1 vezë
  • 2 lgj lëng limoni
  • 2 lç uthull
  • 3 lgj mustardë
  • 200 gr kos i trashë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Presim lakrën hollë, e vendosim në një tas sallatiere ku shtojmë karrotën e grirë në rende dhe proshutën e prerë në shirita. Përbërësit e salcës marinuese i trazojmë mirë në një blender dhe më pas ia shtojmë sallatës.