Sallatë pule me kos dhe oriz nga zonja Albana

12 Qershor, 11:37

Sallatë pule me kos dhe oriz

Përbërësit:

  • ½ filxhan oriz basmati
  • 3 lugë vaj ulliri
  • 1 gjoks pule
  • ¾ lugë çaji kripë
  • ¾ lugë çaji piper i bluar
  • 1 brokoli
  • ½ filxhan kos
  • 3 lugë uthull balsamike të bardhë
  • 2 lugë qepë të grira
  • 1 lugë gjelle ujë
  • 2 gota rrush të kuq
  • 1 degë selino
  • 1 tufë majdanoz

Përgatitja:

Vendosim orizin të ziejë dhe më pas e lëmë të ftohet. Ndërkohë ngrohim dy lugë gjelle vaj në një tigan të madh mbi nxehtësinë mesatare, shtojmë pulën me pak kripë dhe piper, e mbulojmë dhe e gatuajmë për 8 minuta. E kthejmë nga ana tjetër dhe vazhdojmë ta gatuajmë derisa të marrë ngjyrë kafe të artë. E largojmë pulën dhe e vendosim në një pjatë dhe pasi të jetë ftohur e presim në copa. Tek tigani shtojmë ujë të ziejë, më pas vendosim brokolin e ndarë në lule. Ulin nxehtësinë në mesatare-të ulët dhe e gatuajmë për rreth 4 minuta. Ndërkohë rrahim në një tas të vogël, kosin, uthullën, qepët dhe pjesën e mbetur të vajit, kripë dhe piper. Kombinojmë orizin, pulën, brokolin, rrushin, selinonë, majdanozin dhe qepët në një tas të madh. Hedhim salcën mbi sallatë dhe e shërbejmë.