Sekrete marinimi /Brinjë derri të skuqura në tigan në verë të bardhë nga zonja Albana

9 Qershor 2023, 11:50

Brinjë derri të skuqura në tigan në verë të bardhë

Përbërësit:

  • 1 kg brinjë derri
  • 250 ml verë të bardhë
  • Rozmarinë për shije
  • Trumzë për shije
  • 2 thelpinj hudhër
  • Kripë, piper i zi
  • Vaj ulliri ekstra i virgjër
  • Fara susami

Përgatitja:

I rendisim brinjët në një enë pjekjeje dhe i aromatizojmë me rozmarinë, trumzë, thelpinj hudhre dhe pak piper. I spërkatim me gjysmë gote verë të bardhë, më pas i mbulojmë dhe i lëmë të marinohen në frigorifer për 2 orë.

Në një tigan të madh, ngrohim pak vaj ulliri, shtojmë brinjët e derrit dhe i skuqim mirë nga të gjitha anët. Shtojmë pjesën tjetër të verës së bardhë, vendosim kapakun dhe i lëmë të ziejnë për 25 minuta në zjarr mesatar. Në fund të zierjes shtojmë kripë dhe i shërbejmë me pak fara susami përsipër.