Sekretet e të ushqyerit shëndetshëm, disa këshilla nga nutricionisti Altin Joka

24 Nëntor, 13:30 | Përditesimi i fundit: 2024-11-24 13:35:24

I ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio, ishte nutricionisti nga Suedia Altin Joka i cili foli për mjekësinë holistike dhe për specifikat që ka për të shëruar njerëzit.

Sipas Altinit njerëzit janë celësi i shëndetit të tyre dhe duhen parë shumë element që kanë të bëjnë me shëndetin, që ka mënyra e të jetuarit, të ushqyerit, aktiviteti fizik, aspekti psiko-emociola dhe deri tek mënyra sesi ushqehemi.

”Shëndeti është thelbi i lirisë personale dhe për këtë motiv duhet treguaj kujdes që të mos abuzojmë” tha Altini, duke shtuar se ushqimet e përpunuara janë  dëmi më i madh që i bëjmë shëndetit tonë pasi ne jemi të influencuar nga farmaceutika dhe kompanitë e ushqimit industrial.

Sipas Altinit, asnjë njeri nuk jeton dot 100% i shëndetshëm, pasi është e pamundur dhe të gjithë janë të sëmurë në një gradë apo tjetren nga ushqimet e pashëndetshme që konsumojnë pasi 85% e produkteve në raftet tonë nuk janë të shëndetshme.

Altini nënvizoi se ne duhet të zbulojmë kush janë shkaktarët e një sëmundje dhe jo vetëm të maskojmë sintomat.Sipas Altinit, duhet ndjekur një formulë e shëndetshme ushqimi, duke synuar gjërat bio, sa më afër natyrës dhe sa më larg farmaceutikës dhe ilaçeve.