#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Në vitin 1977 në maternitetin e Korçës u lindën binjakët Mariglen dhe Robert Bashllari, por vetëm njëri prej tyre pati fatin të rritej në gjirin e familjes. Në një lidhje skype nga Stambolli në emisonin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, nëna 71-vjecare Nexhmie Bashllari është në kërkim të binjakut tjetër Mariglenit, fati i të cilit nuk u mësua kurrë. Dy djemtë të lindur prematurë u shtruan në pediatrinë e Korcës ku qëndruan për afro 3 muaj, kohë në të cilën nëna pëson dramën e jetës. Në një nga ditët, kur nëna do të ushqente fëmijët, nga personeli spitalit i komunikohet lajmi i hidhur, se një nga binjakët, kishte ndërruar jetë. “Atë ditë kalova 3 orë nga shtëpia e prindërve, në fshatin Maliq. U ktheva në spital dhe kisha vendosur që Mariglenin ta çoja në shtëpi, pasi kishte arritur peshën e duhur. Atë natë qëndrova pranë fëmijëve duke i vëzhguar dhe përkëdhelur. Ishte ora 3 e mëngjesit, doktoresha ishte roje operative. Unë po përgatisja qumështin për fëmijët, kur drejtoresha më komunikoi lajmin e hidhur. Mu afrua dhe më tha: Mos përgatit kaq shumë qumësht, nuk do të duhet më, sepse njëri prej binjakëve sapo ndërroi jetë. Në orën 4 të mëngjesit shkova te recepsioni i spitalit. Roje ishte Sekretari i Partisë të asaj zone dhe i kërkova që të lajmëronte Tahirin, burrin tim. Shkojmë në mëngjes për të marr djalin, por nuk na e dhanë. Thanë se fëmijët që vdesin nga prematura i vendosin në varre të veçanta. Një varr që unë nuk e gjeta kurrë. Në atë moment largohem për te shtëpia e prindërve në Maliq. Kjo ishte historia e një vdekje te sajuar”, shpreh Nexhmija. Familja Bashllari nuk e ka pranuar kurrë vdekjen e Mariglenit, duke besuar se ai ka gëzuar shëndet të plotë dhe se pas gjithë kësaj historie fshihet ish-drejtoresha e maternitetit të Korcës, për të cilën dyshojnë se birësoi njërin nga binjakët, pikërisht Mariglenin që nëna kërkon prej 44 vitesh. “Doktoresha e spitalit na vizitonte shpesh, i rrinte djalit te koka në spital nga mëngjesi deri në darkë. Në atë kohë kanë vdekur dhe dy vajza të vogla, prandaj ekziston mundësia që djalin tim ta kenë dhënë te kjo familje, ose e ka birësuar vetë Natasha, ish-drejtoresha. Ishte shumë e madhe në moshë dhe nuk bënte dot fëmijë. Ka qenë një lufte e vërtetë për ne. Nexhmija punonte ekonomiste në qytetin e Korcës, por dhembja për të birin nuk e mbajti gjatë në atë qytet, kur në vitin 1997 bashkë me familjen emigroi në Turqi. Pengu për djalin, humbjen e të cilit nuk e pranoi kurrë, zgjoi tek nëna nisjen e kërkimeve. Ajo rrëfen se si zbuloi në vitin 2008 të vërtetën tronditëse, nga dëshmia e një zonje. ’Në 98-ën nisa një biznes në Bullgari, më pas në Turqi. Kur kthehem, rastësisht në Korçë takova pastruesen e pediatrisë. Ajo e kishte emrin Bale. Më tha: “sa mirë që të gjeta, se po të vdisja nuk do më dilte shpirti nga meraku. Djalin e ke gjallë. Kërkoje! Vetëm kaq mund të them, jo më tepër, se jam betuar”, tha ajo. Dëshmia tronditi gjithë qënien e saj, duke bërë që një ditë të kërkojë vetë të dyshuaren kryesore të ngjarjes, pikërisht drejtoreshën e këtij institucioni. Kur 71-vjeçarja mëson se gruaja ka një djalë në moshën e Robertit, vëllait binjak të mariglenit vendos t’i shkojë deri në fund dyshimeve të saj. Drejtoreshën nuk e takoi kurrë, por kërkoi të birin të cilin e gjen në lokalin poshtë shtëpisë së tyre. Nexhmija përjetoi emocione të jashtëzakonshme kur u përball, por nuk gjeti guximin t’i flasë. “Për aq kohë sa qëndrova në Korçë, tentova për të takuar drejtoreshën, por nuk më doli. Më pas, zbulova se ka një djalë në moshën e Robertit. U çudita. Shkova te lokali i shtëpisë së tyre dhe gjeta 3 djem. Njëri ngjante shumë me Robertin. Aty kam qarë dhe jam larguar”, theksoi Nexhmija. Në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ ishte edhe Silvana, bashkëshortja e Robertit, e cila mbështet kërkimet e vjehrrës për gjetjen e të birit, Mariglenit, i cili është edhe kunatit i saj.
‘Sekretin e mësova nga pastruesja e spitalit, një nga binjakët ma birësuan’
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor, 17:55 -
Pa Gjurme-‘Burri e la shtatzënë, nëna e braktisi djalin’/E bija: Mësova që kisha vëlla, kur ajo vdiq
8 Dhjetor, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Burri i parë më tradhtoi, i dyti më dhunonte’/Gruaja:20 vite që nuk i takoj vajzat sepse…
5 Dhjetor, 19:23 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘Më dhunoi e detyroi të punoja në rrugë’/Përballja e çiftit:Më jep fëmijët, ti je e sëmurë
4 Dhjetor, 17:12 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- Akuza ndaj ish-bashkëshortes/I riu: Djali im është në rrezik, t’i hiqet kujdestaria
3 Dhjetor, 17:37 -
Pa Gjurme-‘Vajza e lëndoi, gruaja e sëmuri’/E reja:Vjehrri na iku nga shtëpia, s’dimë ku ta kërkojmë
2 Dhjetor, 22:34 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| ‘Ishte i mërzitur atë natë, iku e nuk u kthye më’/Nëna: Shoku u gjet i mbytur, djali im…
1 Dhjetor, 17:37 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-E la shkollën nga varfëria, tentoi të hidhej nga kalaja/Nëna: Vetëm qan dhe kërkon libra!
28 Nëntor, 18:33 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- ‘La mamin në gjumë dhe iku nga shtëpia’/E bija:Kam frikë, mos i ka ndodhur gjë e keqe
27 Nëntor, 17:39 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- I humbet burri në spital, shpërthen gruaja: Askush nuk më ndihmoi, spitali ka përgjegjësi!
26 Nëntor, 17:27 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- 'Ditëlindjet ia kam festuar me lot, kujtoja nënën e saj’/Gruaja: E birësova por sot…
25 Nëntor, 17:22 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-Përndiqej nga fqinji, 62-vjeçarja përballet LIVE’/’Pa turp më ngacmojnë, më kërkojnë dhe…
24 Nëntor, 17:37 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Kunati u vesh si grua t’i shpëtonte policisë, unë ia bera videon’/E reja: Më dhunoi dhe…
21 Nëntor, 22:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- ‘Babai s’e pranoi motrën!’/ I riu: U rrit në jetimore, nëna vdiq pa e parë!
20 Nëntor, 17:15 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'/ Skandal në shkollën e Beratit: 'Djali dehet në klasë, mësuesit bëjnë sehir'! Prindërit ngrenë alarmin
19 Nëntor, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza nuk na vdiq, por na e zhdukën!’/ Babai: 30 vite dhimbje sa gruas iu shfaq tumor
18 Nëntor, 18:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Dy burra më braktisën shtatzënë’/Nëna: I pari donte dy gra, tjetri u zhduk në Greqi
17 Nëntor, 18:02

