Shkon t’i vendosi nuses lule te varri humbet 79-vjecari Veip Hoxha nga Kamza

28 Janar 2021, 19:10

Veip Hoxha është 79-vjecari, i cili ka humbur gjurmët që prej datës 28 dhjetor të vitit 2020. I moshuari trupshkurtër me një bastun në dorë ishte i vetëm në banesën në Kamëz, ditën kur u largua papritur. Nuk është hera e parë që i moshuari largohet në këto tre muajt e fundit, që në momentin kur tek ai u shfaqën probleme me kujtesën. Ndarja nga jeta e bashkëshortes, por edhe humbja e cdo kontakti me të bijën që jeton në Francë, prej 10 vitesh rëndoi shumë gjendjen psikologjike të tij.