Humbet gjurmët për të dytën herë nënoficeri i Gardës së Republikës. Ervin Derguti është 27- vjeçari nga Sauku i Tiranës, i cili humbi kontaktet për herë të parë me familjarët më 27 prill, Rasti i të cilit u trajtua në studion e emisionit Pa Gjurmë, ndërsa 9 ditë më pas, më 14 mars arrihet në gjurmët e të riut. Falë 2 fqinjëve të tij u arrit që 27-vjeçari të gjendej pranë liqenit artificial në Tiranë, në gjendje të rënduar mendore dhe fizike. Ervin Derguti, ky i ri nga Burreli ka mëse 13 vite që jeton në zonën e Saukut bashkë me familjen e tij, ndërsa kishte mëse 2 vite që punonte si nënoficer shërbimi në Gardën e Republikës. Lëvizjet kaotike dhe pa destinacion të të riut sipas familjarëve kishin të bënin më gjëndjen e ankthit që i riu po kalonte gjatë kohës së karantinës. Menjëherë pas gjetjes së Ervinit ai u shtrua në spitalin e QSUT-së, ku ka marrë edhe mjekimet e duhura pasi nuk gëzon shëndet të mirë mendor, për shkak të humbjes së vetëdijes. Të hënën e datës 1 qershor, 27-vjeçari la spitalin pasi gjëndja e tij u përmirsua dhe ishin familjarët e tij ato që kujdeseshin tashmë për të, në ambjentet e shtëpisë. Por fatkeqësisht mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00 ai doli nga shtëpia pa thënë asgjë se ku do të shkonte dhe që nga ai moment i riu ende nuk është kthyer në shtëpi, duke merakosur familjarët të cilët kanë dalë duke e kërkuar Ervinin përsëri. I veshur me një palë atlete ngjyrë të zeza, pantallona blu, dhe një bluzë të kuqe Ervin Derguti ka humbur çdo gjurmë të tij për të dytën herë. Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Shpërthen në vaj nëna/ Zhduket per here të dytë gardisti, katër ditë pasi doli nga spitali
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Pa Gjurme-Djemtë s’i duan, kërkojnë largimin e prindërve/Të moshuarit: Prania jonë i shqetëson ndaj…
5 Korrik, 19:53 -
Pa Gjurme-Zhdukja e këngëtarit Renato Hamza/Dyshimet mbi vr*sjen, flet nëna:Trupi është varr pa emër (04.07.2024)
4 Korrik, 19:12 -
Pa Gjurme- Zhdukja e 26-vjeçarit nga Korça, flet vëllai: Më telefonuan anonim, kemi frikë se… (03.07.2024)
3 Korrik, 19:18 -
Pa Gjurme- Ëndrra për t’u bërë prindër, çifti nga Durrësi: Mjekët na zhytën në borxhe nuk dorëzohemi (02.07.2024)
2 Korrik, 19:59 -
Gruaja e braktisi për një tjetër, zhduket burri/Prek babai: Më la porosi tre fëmijët dhe…
28 Qershor, 18:49 -
Skandali te Onkologjiku, shpërthejnë qytetarët/Nëna: Djali 23 vjeç me tumor, më thanë ik…
27 Qershor, 18:55 -
U gjet i pajetë me tatuazhin ‘Korça’ në Belgjikë, thirrje për identifikimit e shqiptarit në 'Pa Gjurmë’! Mister shkaqet e vdekjes, dyshohet se familja ndodhet në Shqipëri
25 Qershor, 18:33 -
E dënuan 15 vite burg në mungesë, babai mesazh djalit të zhdukur: Ke fituar lirinë
24 Qershor, 19:11 -
‘E pashë në rrugë,e ndoqa duke qarë’/ Humbja e të riut, prindërit: Sekretin e di vetëm…
21 Qershor, 18:11 -
Konfliktohet me miqtë, zhduket i riu/ Prindërit: Shkuam në vendngjarje, ata s’folën kurrë
20 Qershor, 18:44 -
I biri i humbur prej vitesh, nëna fajëson djalin e dytë/ ’Doli nga dera e tij, më fsheh…’
19 Qershor, 19:11 -
Prindërit vijnë nga Italia, djali largohet nga shtëpi/Babai:Pas tre ditëve gjeta në pyll… (18 qershor 2024)
18 Qershor, 19:31 -
Pa Gjurme- Akuzon dajën për zhd*kjen e nënës, nipi i kërkon ballafaqim: Iku prej teje, se ju…
17 Qershor, 19:56 -
Në karrige me rrota, 23-vjeçari Rajli Dardha kërkon ndihmë: Dua të jetoj si ju
14 Qershor, 19:16 -
Pa Gjurme-Kushëriri i ngacmoi gruan, i merr jetën të riut/Pas 20 vitesh izolim: Familja më braktisi (14.06.2024)
14 Qershor, 19:14 -
Pa Gjurme-Konflikti me të atin, largon të riun nga shtëpia/Nëna: Gabova që nuk ndoqa djalin, por…
13 Qershor, 18:49 -
Pa Gjurme-‘U martova 15 vjeçe dhe burri iku’/Historia prekëse e shkodranes që jetoi me vjehrrin
12 Qershor, 18:58 -
Largimi i të riut, flet babai: Telefonin e fiku sa doli nga pragu shtëpisë, mësuam se…
11 Qershor, 18:28 -
Pa Gjurme-‘Më theu gjithçka në shtëpi, zemrën ma plag*si’/Flet vajza e gazetares: Im bir ka nevojë…
10 Qershor, 18:44 -
Zhd*kja e adoleshentes, flet nëna: Ma morën tek dera e shtëpisë, pashë dy burra në taksi
7 Qershor, 19:42