I ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio, ishte Mjeku infeksionist Edmont Puca, i cili foli për virozat e stinës dhe trajtimin e tyre.”Jemi muaji tetor dhe tani mund të kemi shenjat e para të virozave që favorizohen nga ndryshimi i temperaturave” tha mjeku në fillim të bisedës, duke shtuar se është një gjë normale, dhe jo një situatë problematike.”Pritet të kemi një valë disi të shtuar në javët në vazhdim, por duhet të presim” shtoi mjeku, pa harruar të shtonte se problematikat e virozave aktuale janë gastro-intestinale, vec shqetësimeve klasike.Mjekimi bazë konsiston në dhënien e lëngjeve, trajtimi me ibupofren, paracetamol apo preparate të tjera, si dhe dhënia e lëngjeve.Ka shumë suplemente që lehtësojnë sintomat, si vitaminca C, D, Zinku dhe probiotikët pasi është probuar tashmë që trakti gastro-intestinal është një mekanizmat mbrojtës të organizmit dhe nëse e kemi të mirë, do të kemi dhe një imunitet të mirë.Shumë të rëndësishëm janë dhe produket suplementare që merren me anë të ushqimve dhe që mund të konsiderohen si depozita të vitaminës C apo D.”Unë si mjek infeksionit e vlerësoj vlerën e vitaminës, C, D, Probiotikëve apo vitaminave të tjera” tha Edmondi.Duhet mbajtur një balancë e mirë ushqimore kur jemi me viroza sipas tij, ku nuk duhet të mungojnë sallatat, portokallet, mandarinat, brokolit, lulelakër, që të rritet imuniteti në mënyrë natyrale.
-
Çfarë është sindroma e Grinch?
December 23, 2024 at 12:37 PM -
Kujdesi për shëndetin metabolik disa këshilla nga Erand Llanaj
December 22, 2024 at 12:33 AM -
Të gjitha herniet diskale shkaktohen nga… Linda Kalemi zbulon arsyet
December 21, 2024 at 10:51 PM -
Llanaj: Shqiptarët të katërtit në botë për sëmundjen e Parkinsonit
December 21, 2024 at 10:51 PM -
Këta persona janë më të prirur drejt lojërave logjike
December 21, 2024 at 7:44 PM -
Si ndihmojnë lojërat logjike në zhvillim e problemeve neurologjike të trurit
December 21, 2024 at 7:43 PM -
Lojërat logjike, ja sa kohë duhet të shepnzojnë fëmijët me to
December 21, 2024 at 7:34 PM -
Sa të rëndësishme janë lojërat logjike për fëmijët...
December 21, 2024 at 7:31 PM -
Aktiviteti fizik dhe kujdesi për veten si ka evoluar në gratë shqiptare
December 21, 2024 at 7:22 PM -
Lojërat logjike dhe ndikimi i tyre në kujtesën e fëmijëve | Klinika24
December 21, 2024 at 6:56 PM -
Cilët janë faktorët që ndikojnë në kequshqyerjen e të rinjve
December 21, 2024 at 4:15 PM -
Llanaj: Shqiptarët të katërtit në botë për sëmundjen e Parkinsonit
December 21, 2024 at 4:14 PM