Skandali/ Adoleshentja rrëmbehet nga persona me maska, i ati i zbulon

30 Korrik 2019, 22:07

Pjesa e pare dt 30 Korrik Pa Gjurme- Skandali/ Adoleshentja rrëmbehet nga persona me maska, i ati i zbulon e policia s'bën asgjë 
Historite qe trajtohen ne studion e Pa Gjurme, jane histori reale qe vijne nga e gjithe Shqiperia. Edhe kete mbremje po trajtohet historia e nje vajze nga Cakrani i Fierit.Leonara Kamberaj aktualisht eshte 36 vjec dhe menyra se si ajo humbi te duket  si nje skenar filmi.Vajza eshte rrembyer nga disa persona me arme ne prani te nenes se saj. Ishte viti i mbrapsht 1997, ku vajza 14 vjecare sebashku me nenen po shkonin ne spitalin e Lushnjes per te vizituar gjyshin, i cili kishte disa dite qe ishte shtruar ne nje nga pavionet e ketij spitali. Nene e bije, u ndaluan nga disa persona te maskuar me arme, ku Natashen e dhunuan, ndersa vajzen ia rrembyen. Nena perfundoi ne spital, ndersa per fatin e Leonores nuk dihet asgje edhe sot e kesaj dite. Babai i vajzes, qe mbremjen e sotme ndodhet ne studion e Pa Gjurme, ishte emigrant ne shtetin fqinje ne ate kohe. Sapo merre vesh lajmin e kobshem, Bazo Kamberaj rikthehet menjehere ne familje. Familja e vajzes arriti te mesoi se kush ishin personat e maskuar. Sipas tyre ishin krushqit, ku pas kesaj ngjarje te rend kjo krushqi u nda pergjithmone. Edhe pse u be denoncimi ne policine e Lushnjes, ku familjaret denoncuan direkt personat qe rrembyen vajzen, asgje nuk u mesua per jeten e Leonores. Muajt dhe vitet kaluan dhe familja mesoi se vajza e tyre kishte nxjerre nje pasaporte ne qytetin e Fierit. Personat, qe e kishin pare Leonoren,  jane shprehur ne familje se ajo ishte e shoqeruar me disa djeme te tjere. Pikepyetjet jane te medha, se si mundi Leonora te nxjerri nje passport ne Fier, ku pashaportizimin e kishte ne qytetin e Lushnjes? Informacionet nuk kane munguar, pasi dyshohet se e reja jeton aktualisht ne Rome te Italise, ku edhe ka nisur nje jete te re.