Skandalizon përballja/ I vëllai e akuzon për dhunë, ai i p…. në studio (29 mars 2023)

29 Mars 2023, 20:15

Një tjetër denoncim live mbërriti në emisionin ’Pa Gjurmë’, pak ditë më parë nga një 44-vjeçar nga Prrenjasi. Ai u paraqit në ambjentet e Report TV, pak minuta para përfundimit të programit. Me disa dokumenta në duar Ali Allko pretendonte se ishte dhunuar nga i vëllai dhe jo vetëm edhe nga fëmijët e tij.Për të qartësuar fillimisht këtë situatë mes palëve, moderatorja Odeta Dume kërkoi të komunikonte live me palën tjetër. Në telefon përgjigjet Flori Allko, i akuzuar në studio për dhunë në familje. Gjatë kësaj telefonate me moderatoren Odeta Dume, ai mohoi çdo akuzë që bëri në studio vëllai i tij Aliu, duke thënë se ai gënjen për dhunën e ushtruar, duke shtuar se vetë Aliu i ka dhunuar atij bashkëshorten.