Spageti Carbonara me proshutë dhe vezë nga zonja Albana

27 Tetor 2023, 11:59

Spageti Carbonara / Spageti me proshutë guanciale dhe vezë

Përbërësit: 

  • 320 gr spageti
  • 150 gr proshutë guanciale
  • 6 të verdha vezësh
  • 50 gr djathë Pecorino Romano
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere me ujë të kripur në zjarr për të zier makaronat sipas minutazhit të përcaktuar në paketim. Ndërkohë, heqim lëkurën nga guanciale dhe e presim fillimisht në feta dhe më pas në shirita 1-2 cm të trasha dhe i skuqim për rreth 15 minuta në zjarr mesatar duke bërë kujdes që të mos digjet.

Hedhim të verdhat e vezëve në një tas, shtojmë pjesën më të madhe të djathit (lemë pak për servirje) pak piper dhe i rrahim mirë. Shtojmë një lugë gjelle ujë të zier për të holluar masën dhe e përziejmë. Kullojmë makaronat al dente direkt në një tiganin me proshutën, i trazojmë mirë që të aromatizohen. E largojmë tiganin nga zjarri dhe hedhim masën me vezë dhe djathë. I përziejmë shpejt, për ta bërë më shumë kremoze, nëse është e nevojshme, mund të shtojmë pak ujë nga makaronat. I servirim menjëherë të ngrohta spërkatur me piper të freskët dhe djathë të grirë.