Speca me gjizë dhe kos nga zonja Vjollca

27 Prill 2020, 12:11

Speca me gjizë dhe kos Përbërësit: 600 gr speca (për skuqje) Vaj 4 thelpinj hudhra 1 lugë çaji miell 4-5 lugë gjelle gjizë 1 gotë kos 1 filxhan çaji qumësht Kripë dhe piper i zi Spec pikant (alternative)

Përgatitja Lajmë specat. Nëse janë të mëdha i presim në copa, nëse janë të vegjël i lëmë ashtu. Ngrohim vajin për skuqje dhe i kalojmë specat në një skuqje të lehtë, pa i dhënë ngjyrë të errët. I largojmë nga vaji dhe i mbulojmë me kapak. (Nëse specat janë me lëkurë të trashë, i qërojmë). Në një tigan tjetër vendosim 2-3 lugë gjelle vaj ulliri dhe shtojmë në të hudhrat e grira imët. Menjëherë shtojmë miellin dhe kaurdisim pa i dhënë ngjyrë, shtojmë gjizën, i përziejmë së bashku dhe i shuajmë me një gotë kos. I trazojmë me tel duke krijuar një masë të lidhur, shtojmë qumështin dhe shohim derisa të na formohet një salcë me konsistencë mesatare jo shumë e trashë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi, por nëse dëshironi dhe pak spec pikant. E shërbejmë të ngrohtë.