Supë krem me pulë dhe hudhra nga zonja Albana

11 Nëntor, 11:21

Supë krem me pulë dhe hudhra

Përbërësit:

  • 300 gr mish pule
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj gjalpë
  • 4 thelpinj hudhër
  • 2 lgj miell
  • 2 fç qumësht
  • 3 fç lëng pule
  • 1 lgj oriz
  • 2 karrota
  • 1 ls turmerik
  • Boce të vogla lulelakër
  • Kripë, piper i zi
  • Bukë e thekur për servirje

Përgatitja:

Fillimisht vendosim mishin e pulës të ziejë në ujë me kripë për rreth 30 minuta. Më pas kullojmë lëngun dhe mishin e pulës e presim në copëza të vogla. Hudhrat i grijmë imët dhe i kaurdisim së bashku me karrotat me pak vaj ulliri dhe gjalpë. Shtojmë miellin dhe e kaurdisim duke e trazuar vazhdimisht në mënyrë që mielli të mos kokrrizohet. Pasi mielli ndryshon pak ngjyrë shtojmë qumështin dhe e trazojmë siç veprojmë me beshamelin. Shtojmë më pas mishin e pulës së bashku me lëngun, lulelakrën dhe e lëmë supën të ziejë për pak minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e servirim supën të ngrohtë me kubikë buke të thekur me pak gjalpë dhe majdanoz.