Këtë të premte, ‘Pa Gjurmë’ kthen në shtëpi edhe dy të humbur të tjerë. Gëzim Shaholli humbi gjurmët këtë të enjte, ndërsa u gjet ditën e sotme falë shumë telefonatave që mbërritën në emisionin ‘Pa Gjurmë’ duke lokalizuar vendndodhjen e tij në Tiranë. Ndërsa një tjetër i humbur, i cili u denoncua live këtë të premte, pasi kishte humbur pasditen e datës 17 qershor u gjet 30 minuta pas apelit të bashkëshortes. Policia e qytetit të Korcës njoftoi familjen se 74-vjecari ndodhej në spital.Falë bashkëpunimit të qytetarëve, të cilët sjellin në kohë record informacione, gjatë transmetimit live, sa herë një i humbur denoncohet live, u bë e mundur, së pari gjetja e 33-vjecarit nga Sukthi, e më pas ajo e të moshuarit nga Korca. Për Gëzimi Shahollin pak para transmetimit mbërriti një video e një të riu, në kushte të rënduara të shëndetit mendor, i cili pasi u largua nga shtëpia në Sukth, mëngjesin e të martës kishte përfunduar në zonën e 21 Dhjetorit në kryeqytet. Pas shfaqjes së kësaj video, babai i 33-vjecarit konfirmoi se ishte ai djali i tij. Stafi mbërriti menjëherë në vendngjarje ku komunikoi shumë pak me Gëzimin, i cili ka probleme të shëndetit mendor. Ai e dinte se kërkohej nga familja.’ Gëzim Shaholli jam. Kam një ditë këtu në Tiranë. Do ta njoftoj familjen. Do vija në shtëpi por makina nuk vjen. E mora vesh që më kërkon familja’, u shpreh Gëzimi. Gazetari Ermal Qori njoftoi policinë, ndërsa një patrullë e Komisariatit nr 2 mbërriti live, për ta shoqëruar të riun drejt ambjenteve, të këtij komisaritit. Më pas u njoftua edhe salla operative e policisë së Durrësit, për të marrë qytetarin nga Sukthi në kthimin e tij drejt banesës.Ndërsa po këtë të premte u denoncua edhe zhdukja e 74-vjecarit Astrit Viso nga Korça, i cili edhe ai kishte humbur ditën e mërkurë. Për 24 orë me radhë familja kishte arritur të fliste me të moshuarit, por ai nuk ishte në gjendje të tregonte vendndodhjen e tij, pasi vuante nga skleroza. Familjarët humbën komunikimin një ditë pasi ai u zhduk, kur telefoni i tij rezultoi i fikur. Ata ju drejtuan emisionit ’Pa Gjurmë’, kur falë publikimit të rastit u arrit të identifikohej 74-vjecari, personi i cili kishte përfunduar në spitalin rajonal. Lajmin e gjetjes së të atit, pak minuta pas denoncimit e dha djali i tij.’Babin e gjetëm. Na njoftoi policia se Babi ndodhej në spital. Nuk e dimë se si kishte përfunduar aty. Por ne nuk lamë vend pa e kërkuar. Jam në spital, por ende nuk kam informacion, pasi na njoftuan sapo e panë rastin tek emisioni’, tha djali
Surpriza emocionuese/ Gjenden live dy persona të humbur në “Pa Gjurme”
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë Pa Gjurme e gjen pas 6 muajsh/Djali refuzon të flasë me nënën live: Do të shihemi kur të vijë koha
9 Janar, 17:38 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-La fëmijët dhe u zhduk me të dashurin/Prek djali: Mami dëgjoje këtë video, është për ty
8 Janar, 21:57 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-‘Djali si fliste babait pas dhunës ndaj meje’/Nëna mes lotësh:U nis nga Greqia dhe u zhduk
7 Janar, 17:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-Zhdukja e dy miqve shkodran/Motra zbulon vendnodhjen: Janë parë në Holandë, por dyshojmë…
6 Janar, 17:30 -
Emisioni plotë 'Pa Gjurme' -’La fëmijët dhe iku jashtë’/Vjehrra-nuses:Të denoncova se nuk meriton të quhesh nënë
5 Janar, 17:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'– Gjen nënën pas 27 vitesh / Vajza përballet: Nuk isha gati për këtë të vërtetë të hidhur!
31 Dhjetor 2025, 17:51 -
Emisioni i plotë- Gazetarët e Report TV flasin ‘pa dorashka’/Si ishte viti 2025 për Shqipërinë?
30 Dhjetor 2025, 17:24 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-Pas 3 vitesh i humbur, telefonon në shtëpi/Motra:Ishte numri i vëllait,por s’u përgjigj ai
29 Dhjetor 2025, 18:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë
26 Dhjetor 2025, 17:31 -
EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!
25 Dhjetor 2025, 18:29 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor 2025, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor 2025, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor 2025, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor 2025, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor 2025, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor 2025, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor 2025, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor 2025, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor 2025, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor 2025, 17:55

