Tavë me pure patate, djathë dhe beshamel
Përbërësit:
- 1 kg patate
- 1 litër qumësht
- 10 feta proshutë
- 3 vezë të ziera
- 100 gr djathë pice
- Kripë, piper, rigon
- Gjalpë / Vaj ulliri
Për beshamelin:
- 3 lgj miell
- 2 lgj gjalpë
- 2 gota qumësht
- 2 të verdha veze
- Kripë, arrë moskat
Përgatitja:
Ziejmë patatet dhe më pas i bëjmë pure duke i shtypur me kripë, piper të zi, gjalpë dhe qumësht. Përgatisim beshamelin duke kaurdisur me gjalpë miellin derisa të zverdhet mirë, më pas e shuajmë me qumësht të nxehtë duke trazuar mirë që të mos kokrrizohet. E lëmë të lidhet dhe të trashet pak (por jo shumë, duhet një beshamel i hollë), e largojmë nga zjarri dhe shtojmë të verdhat e vezëve, kripën, piperin dhe arrën moskat.
Lyejmë me vaj një tavë, shtrojmë gjysmën e puresë, e sheshojmë mirë dhe sipër vendosim fetat e proshutës, shtojmë vezët e ziera të prera në feta, rigon, pak kripë, piper të zi dhe në fund djathë të grirë. Vendosim gjysmën tjetër të puresë, e nivelojmë dhe e vendosim në furrë të parangrohur për 20 minuta. Pas këtij minutazhi nxjerrim tavën nga furra dhe shtojmë beshamelin. E vendosim përsëri tavën në furrë dhe e lëmë sa të marrë ngjyrë sipërfaqja. E lëmë të ftohet për rreth 30 minuta dhe më pas e shërbejmë.