Telefonata e fundit e Flamur Elezit nga Anglia: Isha nje vit në koma, tani po kurohem...

11 Mars, 20:32

Pjesa e dytë Pa Gjurme- Telefonata e fundit e Flamur Elezit nga Anglia: Isha nje vit  ne koma, tani po kurohem...Plagët e emigracionit sikundër në shumë histori të ngjashme kanë lënë gjurmë Flamur Elezi është emigranti, i cili prej vitesh kishte kaluar kufirin shqiptar, duke u nisur nga Vlora me skaf në vitin 1990. Një adoleshent asokohe bashkë me dy vëllezërit Ramazanin dhe Xhemalin qëndruan për afro 6 muaj në Foggia duke u pajisur edhe me leje qëndrimi. Atje ai njihet me një shok, ndërsa i pohon se e kishte në mendje për tu larguar drejt Anglisë.

Duke vënë në dijeni dhe vëllezërit sëbashku me shokun e tij pas afro 3-vitesh qëndrimi në Itali, Flamuri udhëton në Angli me tren. Ishte viti 1994, kur sapo mbërritën njoftoi familjarët. Shokët atje u ndanë në drejtime të ndryshme, ndërsa Flamuri qëndroi në një kamp në qytetin Manchester. Fati e deshi që gjatë qëndrimit në këtë kamp, Flamuri të njihej me një shtetase angleze, Armandën. Kjo e fundit arrin ta ndihmojë Flamurin për të bërë dokumentet. Marrëdhënia mes tyre u bë edhe më e ngushtë, ndërsa të dy shumë shpejt do te bëheshin prindër.

Por kjo gjë nuk u finalizua dot pasi Armanda vendos që në muajin e 8 të shtatzënisë të marrë një vendim të vështirë, të heqë fëmijën, me pretendimin se nuk ishin ende gati për tu bërë prindër. Flamuri nuk e pret mirë këtë gjë. Ajo që nuk duhet të ndodhte tashmë kishte ndodhur, por pavarësisht kësaj shqiptari nga Kavaja vendos të kthehet në Shqipëri bashkë me Armandën. Ishte viti 2007 kur Flamuri e prezanton bashkëjetuesen angleze me familjen e tij. Qëndruan për afro dy javë dhe me tu kthyer në Angli çifti ndahet. Një vit më pas Flamuri do të rikthehej përsëri në atdhe pasi babai i tij ndërroi jetë. Qëndroi për pak kohë dhe rikthehet në Angli.

Pak ditë nga ndërrimi i viteve, në 2011 Flamuri bën aksident të rëndë rrugor, ai kalon në gjendje kome, ndërsa humbet cdo mjet identifikimi i tij. Kjo ishte drama e parë e familjes Elezi, e cila humbi kontaktin me Flamurin, ndërsa nuk e dinin se në cilin spital ndodhej ai. Nipi i tij Ervini lidhet me shokët e Flamurit dhe arrin të kontaktojë me spitalin në të cilin ndodhej daja i tij, i cili vijonte në ishte në gjendje kome. Familjarët mësonin për mbarëvajtjen e Flamurit vetëm përmes një kontakti të vënë në dispozicion nga ky spital në Londër, derisa Flamuri del nga gjendja e komës dhe vijon kurimin intensiv. Nis përsëri komunikimin me familjen, derisa në vitin 2016 ai foli për herë të fundit me nënën.

Programe të tjera