Tjetër gjetje nga 'Pa Gjurmë'/ Rikthehet në shtëpi 43-vjeçari disa orë pas denoncimit në emision

10 Qershor, 19:21

TIRANË- “Pa Gjurmë” rikthen në shtëpi 43 vjeçarin Lulzim Tarko, disa orë pas denoncimit. Tarko rezultonte i humbur që në datën 2 Qershor, dhe prej disa ditësh familjarët nuk kishin asnjë informacion për vendodhjen e tij. Denoncimin për zhdukjen e Lulëzimit e bëri halla e tij, teksa rrëfente gjatë transemtimi live, mbërriti informacioni nga një qytetar i cili pretendonte se e kishte takuar 43 vjecarin.

“E gjetëm në rrugë ishte pa ndjenja në autostrdën Tiranë –Durrës. Ka 4-5 ditë, ishte i çarë në trup, i dhamë buk e ujë. Pastaj morëm në celualar ambulancën dhe e dërguam në spital.Tani nuk dimë më gjë.-tha qytetari. Pas këtij informacioni, stafi i emisionit “Pa Gjurmë”  verifikoi në kohë rekord dhe  pa kaluar ende 24 orë nga  denoncimi, mbërrihet në gjurmët e 43 vjeçarit. Ai prej disa ditësh gjendej në qëndrën spitalore Nënë Tereza nën kujdesin e mjekëve. 

“Në Tiranë shkuan për ta marrë 2 motrat dhë vëllai, nga ora 8 e gjysëm 9, te spitali Nënë Tereza.Tani u rikthye dhe falenderoj shumë televizionin Report Tv dhe atë person që dha informacionin   e ruajt zoti sa të jetë gjallë sepse  na i kthehu vëllain në shtëpi",-përfundon motra.

Ndërsa nënë me lot në sy shprehet se tani  do tregoj më shumë kujdes për djalin e saj.
“Shyqyr që na i gjetët. Rrofshi, ne të shtëpisë nuk kemi fjetur fare, nuk kemi lënë vend pa e kërkuar. Ju ruajt Zoti!-tha ajo.

Sot, Lulzim Tarko gjendet shëndoshë e mirë pranë familjes, dhe në përkujdesje  të plotë nga nëna dhe motra e tij.

b.ha./Shqiptarja.com

Programe të tjera

Shiko të gjitha