Tortë me banane (BanaKing) dhe krem nga zonja Vjollca

4 Shkurt 2021, 11:00 | Përditesimi i fundit: 2021-02-04 11:10:39

Tortë me banane dhe krem

4 vezë

200 gr sheqer

3 lugë gjelle qumësht

1 lugë kafe ekstrakt vanilje

1 gotë miell

3 lugë gjelle kakao

1/2 lugë kafe pluhur pjekës

1 gotë qumësht për spërkatjen e bazës së tortës

400 gr krem pana

6 banane

Kremi i çokollatës

1.5 gotë qumësht

1 gotë ujë

4 lugë gjelle kakao

2 lugë gjelle miell

80 gr sheqer

100 gr çokollatë fondente

Përgatitja:

Në një tas vendosim vezët e plota, shtojmë në to sheqerin I rrahim me rrahëse elektrike seri sa sheqeri të shkrijë, shtojmë 3 lugë gjelle qumësht, vanilje, në një sitë shtojmë miellin dhe kakaon dhe I sitim të dyja sëbashku. Shtojmë përbërësit dhe pluhurij pjekës në një tas I përziejmë përsëri me mikserin e vezëve. Lyejme tepsinë me pak vaj dhe e pudrosim tepsinë me pak miell. Vendosim tepsinë ën furrën e parangrohur në temperaturë 180 gradë Celsius për 20-25 minuta. Pasi nxjerrim bazën e tortës nga furra e lëmë atë ti bjeri temepratura dhe shpojmë bazën me stikadent e spërkatim atë me qumësht. Rrahim kremin e panës sat ë ngadalësohet dhe e shtrojmë si shtresë mbi bazë duke e niveluar mirë atë. Qërojmë bananet I presim ato në gjysma nga gjatësia dhe më pas cdo gjysmë e presim përësëri në gjysmë por vertikalisht përsë gjeri. Mbulojmë komplet sipërfaqen e tavës përmbi kremin e panës e më pas përsëri mbulojmë me krem e nivelojmë mirë, Në një tenxhere vendosim 1 ½ gotë qumësht 1 gotë ujë dhe 4 lugë gjelle kakao, 2 lugë gjelle miell, 80 gr sheqer I përziejmë mirë dhe vendosim tenxheren ën zjarr për të valuar. Shtojmë cokollatën dhe e përziejmë atë deri sat ë shkrijë. E largojmë nga zjarri dhe mbulojmë komplet sipërfaqen e tavës, e nivelojmë dhe vendosim tepsinë ën frigorifer për 2 orë.