Tortelini me djathë dhe piper të zi
Përbërësit:
- 500 gr tortelini
- 250 gr djathë pecorino
- 150 gr gjalpë
- Piper i zi i freskët i bluar
Përgatitja:
Ziejmë tortelinit në ujë të bollshëm me kripë për rreth 2 minuta. Pasi shkrijmë butësisht gjalpin në një tigan, shtojmë tortelinit së bashku me një lugë ujë të zierjes. Vazhdojmë zierjen për 1 minutë dhe fikim zjarrin. Shtojmë djathin pecorino në tigan dhe e përziejmë derisa të krijohet një salcë e këndshme kremoze dhe i shërbejmë të ngrohta duke i spërkatur me piper të zi të bluar në çast.