Tragjedia e 2 grave-Mëson që ishte adoptuar,vret nënën birësuese/Burri e lë,nëna kalon në depresion (15 qershor 2023)

16 Qershor 2023, 18:18

Dy gra të panjohura në situatë rruge u denoncuan këtë mesditë në emisionin ‘Pa Gjurmë’. Nga dëshmitë u mësua se gruaja e gjetur tek Mali Robit quhet Anila dhe ka qënë një fëmijë i adoptuar në Pogradec dhe në moshë madhore ka vrarë nënën birësuese. Pasi ka kryer dënimin, babai birësues nuk e ka pranuar në shtëpi. Prej 4-vitesh fle në rrugë. Ndërsa gruaja e gjetur në Tiranë është nga Lushnja. Zonja është nënë e dy fëmijëve, ku pas divorcit është kthyer tek prindërit e saj, por ka shfaqur probleme të shëndetit mendor.