’Pa Gjurmë’ në Report TV identifikon 71-vjeçaren e shtruar prej 6 muajve në spitalin Neurologjik pranë QSUT. E moshuara Drana Alushi ishte denoncuar si e humbur nga familjarët në policinë e Fierit, të cilët mësuan live për fatin e nënës së tyre, kur ’Pa Gjurmë’ publikoi rastin. Fatkeqësisht këtë të martë e moshuara që ndodhej në koma ndërroi jetë në spital. Prej 6 muajve e shtruar në spitalin Neurologjik pranë QSUT, falë ’Pa Gjurmë’ identifikohet e moshuara Drana Alushi. Pas publikimit të fotos në program, familjarët mësuan live për fatin e nënës së tyre. Deri pasditen e kësaj të marte kur ’Pa Gjurmë’ e bëri publik rastin, 71-vjeçarja nuk ishte identifikuar, as nga bluzat e bardha, por as nga policia e Fierit ku familjarët kishin bërë denoncimin për humbjen e Drita Alushit pak muaj më parë. Atë që s’mundën dot ta bënin institucionet në 6 muaj, e bëri ’Pa Gjurmë’ në 60 minuta të transmetimit live. Në spitalin neurologjik të Tiranës, në pavionin numër të dy në katin e katërt ku ndodhej e shtruar në gjendje të rëndë, e moshuara. E intubuar, për zonjën e paidentifikuar nuk kishte asnjë informacion, ndërsa nuk dihej sesi kishte përfunduar në atë gjendje. Mëngjesin e kësaj të marte në redaksinë e ’Pa Gjurmë’ një pacient, i cili kishte ndarë të njëjtën dhomë me zonjën dërgoi ekskluzivisht fotot, duke kërkuar ndihmë për identifikimin e saj, pasi për të nuk ishte paraqitur asnjë nga familjarët. Sipas informacioneve të marra në rrugë jozyrtare, 71-vjeçarja ishte sjell nga disa qytetarë në urgjencën e QSUT-së, pa ndjenja, ndërsa nuk dihen rrethanat sesi kishte ndodhur. Pas mbërritjes së këtyre fotove, ’Pa Gjurmë’ kërkoi ndihmën e qytetarëve për të mësuar rreth identitetit të zonjës, e cila ishte në gjendje kome deri mëngjesin e kësaj të marte, kur fatkeqësisht ajo ndërroi jetë.Këtë lajm e bija e mësoi live përmes ekranit. Mimoza Alushi telefoni urgjent në Report TV: ’Po, ajo në foto është nëna ime. Ka mbi 4 muaj që ishte e humbur dhe nuk kishim lënë vend pa e kërkuar. Kemi bërë denoncimin edhe në policinë e Fierit, por nuk kishim mundur të zbulonim asnjë gjurmë. Kam kontrolluar gjithashtu nëpër spitale por asgjë. Edhe në morg kam kërkuar. Jemi nga fshati Rom, i Fierit nga ku u largua nëna. Kur pashë foton në ekran u shokova. Nuk desha tu besoja veshëve se nëna ime paska ndërruar jetë pak orë më parë. Ndjehem e pikëlluar për këtë, por juve ju falenderoj shumë që bëtë të mundur gjetjen e saj’-u shpreh e përlotur e bija
Tragjike-E bija mëson vdekjen e nënës live/E humbur prej 6 muajve,gruaja kishte përfunduar në spital (24 janar 2023)
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë | 'Pa Gjurme' 13 Janar| -‘Jam mirë, do të vij në Tiranë’/Gjendet pas 3 vitesh,flet gjyshja: Kishte mall për fëmijët
13 Janar, 17:57 -
Emisioni i Plotë / Pa Gjurme-‘Nëna i vdiq, emrin ia ndryshuan në jetimore/Nipi:Daja humbi 15 vjeç, nuk u birësua kurrë
12 Janar, 17:36 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme e gjen pas 6 muajsh/Djali refuzon të flasë me nënën live: Do të shihemi kur të vijë koha
9 Janar, 17:38 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-La fëmijët dhe u zhduk me të dashurin/Prek djali: Mami dëgjoje këtë video, është për ty
8 Janar, 21:57 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-‘Djali si fliste babait pas dhunës ndaj meje’/Nëna mes lotësh:U nis nga Greqia dhe u zhduk
7 Janar, 17:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-Zhdukja e dy miqve shkodran/Motra zbulon vendnodhjen: Janë parë në Holandë, por dyshojmë…
6 Janar, 17:30 -
Emisioni plotë 'Pa Gjurme' -’La fëmijët dhe iku jashtë’/Vjehrra-nuses:Të denoncova se nuk meriton të quhesh nënë
5 Janar, 17:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'– Gjen nënën pas 27 vitesh / Vajza përballet: Nuk isha gati për këtë të vërtetë të hidhur!
31 Dhjetor 2025, 17:51 -
Emisioni i plotë- Gazetarët e Report TV flasin ‘pa dorashka’/Si ishte viti 2025 për Shqipërinë?
30 Dhjetor 2025, 17:24 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-Pas 3 vitesh i humbur, telefonon në shtëpi/Motra:Ishte numri i vëllait,por s’u përgjigj ai
29 Dhjetor 2025, 18:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë
26 Dhjetor 2025, 17:31 -
EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!
25 Dhjetor 2025, 18:29 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor 2025, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor 2025, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor 2025, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor 2025, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor 2025, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor 2025, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor 2025, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor 2025, 20:06

