#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv I shpëtoi jetën dhe dëshiron ta falenderojë publikisht është kjo histori e dy shkodranëve, rrëfyer në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, nga Pavlin Ujkashi. 54-vjeçari nga Malësia e Madhe u njoh me Kol Mark Markun nga Shllaku i Shkodrës, në vitin 1987, ndërsa kryenin shërbimin ushtarak në Soplik të Gjirokastrës. Nga një ngjarje që ndodhi në kapanonin e ushtrisë lindi një miqësi e ngushtë mes dy të rinjve, 18-vjeçarë në atë kohë. Pas një debati të çastit, për arsye banale Pavlini konfliktohet më dy ushtarë të tjerë nga Fieri, debat i cili do të degjeneronte deri në përdorimin e armëve të shërbimit. Ishte Kola ai që i doli para kësaj situate duke i shpëtuar jetën shokut të tij. Pavlini nuk e shuajti kurrë nga kujtesa atë ngjarje, ndaj në një lidhje skype nga Anglia, ku ndodhet që prej vitit 1999 kërkon të lidh kontaktet e humbura me personin që iu gjend pranë në një moment të vështirë. ’Kam shumë shokë ushtrie, por këtë shok e kam të vecantë. Kol Mark Markun e kam njohur kur isha ushtar në Gjirokastër. Kemi qenë bashkë në një repart. Unë e kam konsideruar gjithnjë vëlla që prej moshës 18-vjeçare kur e kam njohur. Ai është me origjinë nga Shllaku i Shkodrës dhe bashkë kemi kaluar 24 muaj në ushtri. Nuk ia kam harruar kurrë nderin që më ka bërë. Ndodhi një ngjarje atë kohë, kur dy ushtarë nga Fieri debatuan dhe erdhën tek unë duke më drejtuar armën. Koli ishte ai që m’u gjend pranë duke më mbrojtur. Ai u doli para dhe u tha: Nëse e prekni do keni punë me mua. Që nga ajo kohë unë e konsiderova vëlla. Të mos ishte ai, unë ndoshta nuk do të isha më në jetë’ Nuk ka mundur ta kërkojë më herët, pasi 54-vjeçari ka kaluar mjaft vështirësi, pas humbjes nga kjo jetë të vajzës, së tij. Dy vite më parë ka kërkuar për ta gjetur mikun e tij dhe ka marrë disa të dhëna që bienë ndesh me njëra-tjetrën. ’Kam pyetur njerëz dhe shpresoj të mos jetë e vertëtë, pasi më kanë thënë se fatleqësisht ka ndërruar jetë nga një aksident. Këtë informacion e kam mësuar dy vite më parë, nga një banor. Kam dëgjuar vetëm thashetheme njerëzish, disa prej të cilëve më kanë thënë se është larguar jashtë vendit. Unë kam mësuar se ka dy djem.Mua më kanë ndodhur shumë fakteqësi dhe nuk kam bërë jetën që duhej, ndaj nuk e kërkova dot. Jeta nuk më ka shkuar mirë, pas humbjes së vajzës në moshën 24-vjeçare. Në vitin 1994 emigrova drejt Londrës dhe kam krijuar një jetë të re’. Pavlini i është mirënjohës mikut te tij, deri në fund të jetës. Ndaj nga studio e programit dëshiron t’i përcjelli këtë mesazh: ’Nuk e harroj mikun tim. Shpresoj që të jetë gjallë dhe të kem mundësi ta takoj. Më kujtohet dita kur u ndamë dhe i dhamë dorën njëri-tjetrit, me shpresën që do të takoheshim. Jemi liruar në të njëjtën ditë. Nuk besoj se nuk do të dojë të më takojë. Kudo që të jetë do shkoj ta takoj’, përfundon mesazhin e tij 54-vjeçari
U bënë vëllezër në kohën e ushtrisë, pas 35 vitesh Pavlini nga Londra kërkon shokun
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'– Gjen nënën pas 27 vitesh / Vajza përballet: Nuk isha gati për këtë të vërtetë të hidhur!
31 Dhjetor 2025, 17:51 -
Emisioni i plotë- Gazetarët e Report TV flasin ‘pa dorashka’/Si ishte viti 2025 për Shqipërinë?
30 Dhjetor 2025, 17:24 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-Pas 3 vitesh i humbur, telefonon në shtëpi/Motra:Ishte numri i vëllait,por s’u përgjigj ai
29 Dhjetor 2025, 18:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë
26 Dhjetor 2025, 17:31 -
EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!
25 Dhjetor 2025, 18:29 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor 2025, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor 2025, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor 2025, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor 2025, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor 2025, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor 2025, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor 2025, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor 2025, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor 2025, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor 2025, 17:55 -
Pa Gjurme-‘Burri e la shtatzënë, nëna e braktisi djalin’/E bija: Mësova që kisha vëlla, kur ajo vdiq
8 Dhjetor 2025, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Burri i parë më tradhtoi, i dyti më dhunonte’/Gruaja:20 vite që nuk i takoj vajzat sepse…
5 Dhjetor 2025, 19:23 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘Më dhunoi e detyroi të punoja në rrugë’/Përballja e çiftit:Më jep fëmijët, ti je e sëmurë
4 Dhjetor 2025, 17:12 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- Akuza ndaj ish-bashkëshortes/I riu: Djali im është në rrezik, t’i hiqet kujdestaria
3 Dhjetor 2025, 17:37 -
Pa Gjurme-‘Vajza e lëndoi, gruaja e sëmuri’/E reja:Vjehrri na iku nga shtëpia, s’dimë ku ta kërkojmë
2 Dhjetor 2025, 22:34

