Udhëtim në Malësinë e Madhe l Veri Jug

16 Mars, 15:12

 

Destinacioni i radhës për Veri Jug është Malësia e Madhe miq. Një trevë ku turizmi malor, turizmi historik dhe vlerat kombëtare janë vendosur në një Muze të rrallë, në muzeun Kulla e Bajraktarit. Xhubleta e zanave si trashëgimi kulturore qysh prej kohës antike të ilirëve dhe nën mbrotjen e Uneskos. Oda e fratit, ajo e poetit të shquar, homerit shqiptar at Gjergj Fishta në muzeun e ngritur në fshatin Hot dhe disa shqetësime të bujqve në fshatin Gashaj për bllokimin e tregut të sherebelës, një e ardhur e mirë për ekonomitë e familjeve. Ndiqni reportazhin 'Udhëtim në Malësinë e Madhe' nën moderimin e gazetarit Agim Pipa, të dielën, premierë ora 13.30